Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon e ka dërguar në Këshillin e Sigurimit kërkesën e Serbisë në lidhje me raportin e Dick Martyt.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon e ka dërguar në Këshillin e Sigurimit kërkesën e Serbisë, që kjo organizatë botërore ta udhëheqë një hetim për pohimet e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty për tregti me organe njerëzore në Kosovë.
Sipas një njoftimi të OKB-së, Ban Moon ka përkrahur një hetim të pavarur për këto pohime. Mësohet se në raportin e fundit tremujor për Kosovën, për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të debatojë të enjten, potencohet se nevojitet një hetim i paanshëm dhe i pavarur për gjoja tregtinë me organe njerëzore në Kosovës, me program të fortë për mbrojtje të dëshmitarëve dhe bashkëpunim të plotë të të gjitha palëve.