Cingiring-cingrig me caj ruski e wuski… compania made in UDB-SHIK… Baton Haxhiu, Xhavit Haliti, Hashim Thaci…
Tani paska fillu edhe Baton Haxhiu postjeri i kryeshefit të UDB Ivica Stanishiqit.me hy në valle e replika mes komandantav ,sdi a e kan urdhrur tani Batonin UDB_ashat e kosoves apo prap Ivica Stanishiqi, kane dalur sot me foto rrejtet sociale..
Baton Haxhiu zbulon detaje të pathëna të raporteve ndërmjet Hashim Thaçit e Rexhep Selimit
Baton Haxhiu, në një shkrim autorial, ka zbuluar detaje të reja të raportëve ndërmjet komandantëve të luftës. Ai ka thënë se Rexhep Selimi ka qenë komandant trim, por për habi, kjo lëkurë nuk po i rri tamam pas luftës.
“Ai ka qenë po aq trim sa Adem Jashari në kohën kur të dy kanë jetuar në të njëjtën shtëpi. Heroizmi i Jasharajve me 5, 6 dhe7 mars 1998, Ademin e bën legjendar, kurse Kosovës ia jep dimensionin ndërkombëtar të luftës”, ka shkruar Haxhiu
Haxhiu ka rikujtuar se Rexhep Selimi dhe Hashim Thaçi kanë qenë miqtë më të mirë të luftës, por ashpërsia e përplasjes së sotme mes tyre nuk ka asnjë gjasë që t’i japë një dimension tjetër raportit të tyre në kohë të luftës.
“Vota e Rexhep Selimit e bëri Hashim Thaçin shef të delegacionit kosovar në Rambuje. Paslufta i shndërroi në armiq politikë. Prandaj, i jap të drejtë Rexhep Selimit në rrëfimin e tij për luftën. Por, jo edhe hidhërimit të tij ndaj bashkëluftëtarëve, sepse ajo pjesë nuk është e vërtetë”, ka shkruar Haxhiu
Për fund ta them edhe një fakt.
Ajo që dihet, sipas Haxhiut është që Legjenda e Jasharajve, është përtej një të vërtete për atë se kush ka qenë Komandanti i parë i UÇK-së.
“Flijimi i Jasharajve nuk ka lidhje me të qenurit komandant, por me heroizmin. Me një komandant që është Legjendar”, ka shkruar Haxhiu.