Pas vizitave që u bëri Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Kosovës, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun do të qëndrojë sot në Maqedoni.

Në Ohër, Ban pritet të zhvillojë një takim me presidentin maqedonas, George Ivanov, ndërsa më vonë do t’i drejtohet parlamentit të vendit.

Në Maqedoni po qëndron sot edhe ndërmjetësuesi ndërkombëtar për çështjen e emrit, Metju Nimic.

Ky i fundit pritet, ndër të tjera, ta zhvillojë një takim me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

SHPËRNDAJE