kosssNga Bajrush Morina  -Dy fjalë për “nacionalizmin e vonuar kuq e zi” të Edir Ramës dhe për “kosovarizmin e imponuar kaltër e sarih” të Isa Mustafës!

 

Pas dy vjetësh u mblodhën përsëri dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe e Prishtinës. Kurgjë nuk do të ndodhte edhe sikur të mos ishin takuar fare. Më mirë sikur të kishin punuar më shumë se sa që po takohen rrallë!

Por ajo që më ka ra në sy në këto dy takime, janë dy fotografi dekorative që janë dërguar nga Tirana, para dy vitesh, dhe nga Prishtina, sot!

Kështu, në të dy fotografitë e këtyre dy qeverive (dekorimi i sallës së mbledhjeve në Tiranë dhe në Prishtinë) dominojnë ngjyrat kuq e zi dhe kaltër e sarih! (Nuk po di si me quajt këtë ngjyrën tjetër të flamurit tonë!)

Pra, Edi Rama është kujdesur për nacionalizmin e tij të vonuar duke i imponuar ngjyratr kuq e zi (A është ky Edi Rama që para 7-8 vjetësh e pat shpallur qytetar nderi këngëtarin shovenist serb Goran Bregoviq?!!!)

Ndërkaq Isa Mustafa është kujdesur për kosovarizmin e tij të imponuar, me ngjyrat kaltër e sarih (O veç Halil Matoshi e Nexhmedin Spahiu e duan me shpirt kosovarizmin dhe e puthin me plot dashuri flamurin e Kosovës!!!)

Përtej këtij dekori të vonuar të Edi Ramës dhe këtij kosovarizmi të imponuar të Isa Mustafës, që zgjat vetëm për disa orë (sa zgjasin mbledhjet e dy qeverive) nuk ka ndodhur diçka e veçantë në mes të dy vendeve tona:

  • Në pikat kufitare mes Kosovës e Shqipërisë vazhdojnë kontrollimet dhe pritjet e gjata!
  • Tregtarët shqiptarë dhe ata kosovarë trajtohen nga dy qeveritë (me taksa e dogana) njëlloj si tregtarët maqedonë, bullgarë apo grekë!
  • Shqipëria i bllokon patatet nga Kosova e Kosova i bllokon domatet nga Shqipëria!

Ka edhe shumë e shumë pengesa politike e burokratike mes Shqipërisë e Kosovës, për të cilat kryeministrat apo ministrat e qeverive përkatëse i përmendin vetëm sa për oratori nacional – politike në stilin se “,…ne do të bëjmë ..këtë e këtë!” e pastaj kur përfundojnë mbledhjet, nxirren stenogramet e mbledhejve dhe fshihen këto premtime të Qeverive.

Me një fajlë:

Nuk po du me pa fotografi dekorative kuq e zi e kaltër e sarih as në Tiranë e as në Prishtinë!

Po du me kalu kufirin me Shqipërinë e Kosovën pa u ndalur fare apo thënë më qartë e më shqip: Po du me shemb krejt kufirin politik e gjeografik mes Shqipërisë e Kosovës!

Po du me i pa dy shtete pa kufij!

SHPËRNDAJE