bajrdddNga Bajrush Morina

    Familjarisht jam ndjerë i shqetësuar kur kam dëgjuar për sulmin në shtëpinë e Mentor Shalës, drejtorit gjeneral të RTK-së. Mbase, unë dhe disa ish-kolegë të mi, e dimë më mirë se sa Mentori se si është ndjenja në familje kur sulmohesh dhe kërcënohesh nga kriminelë të panjohur për punën dhe shkrimet e tua gazetareske. (Këtu duhet të bëhet një dallim : unë dhe kolegët e mi kemi punuar në një medium privat, (Botasot) e cila është financuar ekskluzivisht nga veprimtaria gazetareske dhe nga një fond privat, ndërkaëq Mentor Shala punon në një medium publik që financohet nga takstat e mia e të gjithë taksapaguesve të Kosovës)

Kolegialisht më ka ardhur keq kur kam dëgjuar se një koleg i profesionit tim, edhe në vitin 2016 (siç ka ndodhur me mua dhe disa kolegë të mi të gazetës Botasot, në vitet 2000, 2001, 2002  …etj) sulmohet me bombë për shkak të punës dhe bindjeve të tij politike e profesionale. (Atëbotë as Mentor Shala e asnjë koleg yni gazetar të mediumeve të tjera, jo që nuk e dënonin dhunën dhe vrasjet ndaj kolegëve tanë në Botasot, por na akuzonin për përhapje të vëllavrasjeve mes shqiptarëve, sepse këtyre “Prontove” të sotëm u thonim haptas se janë të dyshuar për veprimtari kriminale!!!)

Personalisht mendoj se për gjendjen në RTK (servilizmin politik më herët ndaj PDK-së e tash edhe ndaj pushtetit, kryeministrit, ministrave, presidentit…pastaj për  punësimet pa konkurs e me preferenca politike, korrupsionin, shpenzimet enorme – mëditje hornorare pa mbulese (paga e drejtorit dy herë me e madhe se e kryeministrit) borxhi deri ne fyt apo me nje fjalë për katandisjen e RTK-së në të cilën gjendet, fajtori kryesor është Mentor Shala!

Prandaj, mendoj se largimi i Mentor Shalës nga RTK-ja nuk është aspak e lejueshme që të bëhet përmes frikësimit me bomba. Jo kjo e forcon edhe më shumë Mentor Shalën në këtë pozitë (Policia e Kosovës është mirë që sa më shpejt të zbulojë autorët e këtij akti kriminal e jo të qes në harresë apo të mbyll krejt rastin e sulmit të paradokohshëm ndaj Mufail Limanit, sepse RTK për një javë ditë na “bombardoi” me lajme se ky ishte një sulm me prapavijë politike e më vonë u mor vesh se nuk ishte sulm politik por një “konflikt personal”!!! ).

Mentor Shala duhet të shkarkohet nga detyra e drejtorit gjeneral të RTK-së me votat e anëtarëve të Bordit të RTK-së e asesi me bomba të dyshimta e të rrezikshme për familjen e Mentor Shalës!

SHPËRNDAJE