CHELSEA – BAYERN 4:3

Chelsea kampion i ri i Evropës

Drogba shënon penalltinë vendimtare, 3:4.

Bayerni: Lahm 1:0,Gomez 2:0, Neuer 3:1, Olic gjuan pret Cech 3:2, Schweinsteiger qellon shtyllen 3:2

Chelsea: Mata gjuan pret Neuer 1:0, Luiz 2:1, Lamprad 3:2, Cole 3:3, Drogba shënon penalltine vendimtare, 3:4.

Serinë e penalltive do ta fillon Bayerni përkatësisht Lahm

Përfunduan pa fitues edhe 30 minutat e vazhdimeve, kampioni i i ri do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.

120′ KV: Torres ndëshkohet me karton të verdh për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.

119’ Bie pak sa ritmi i lojës, skuadrat sikur janë pajtuar që fatin e këtij takimi ta zbardhin penalltitë.

116’ Robben harkon dobët nga goditja e lirë e dënimit.

111’ Gomez për pak sa nuk e shndërroi në gol asistimin e Lahm, por ndërhyri Luiz duke devijuar topin në rivënie nga këndi.

107’ Goditje nga këndi për Bayernin, ndërkaq Boateng ë pas mundohet nga distanca të shënoi por topi u ndal larg portës.

106’ Filluan 15 minutat e fundit të lojës, Chelsea nis topin nga mesfusha.

Përfundoi vazhdimi i parë, me rezultat të ngjashëm si ai i 90 minutave, 1:1. Tani kanë mbetur edhe 15 minuta të tjera në rast të barazimit atëherë enigmën e fituesit do ta zgjedhin goditjet nga pika e bardhë.

105’ Sinjalizohet një minutë lojë shtesë

104’ Torres mirë harkon në zonë, ndërkaq topi për pak sa nuk përfundon në kokën e Drogbës, pasi e devijuan mbrojtësit e Bayernit.

96’ Bayern i pafat, pas penalltisë humbi edhe Riberyn. Ai shqetëson bavarezët tej mase, ylli francez për shkak të lëndimit që pësoi në atë ndërhyrjen e Drogabas e detyroi atë të lëshon tapetin e gjelbërt. Vendin e tij e zuri sulmuesi kroat, Olic

95’ Cech hero i vërtet i këtij takimi, ndalë goditjen e holandezit Robben nga pika e bardhë.

93′ KV: Drogba për shkak të kësaj ndërhyrje ndëshkohet edhe me kartonin e verdhë

93’ Penallti për Bayernin, Robben ndalët në mënyrë të palejuar brenda zonës nga shënuesi i vetëm i Chelsea.

91′ Vazhdon drama në Munchen, sapo filloi vazhdimi i parë prej 15 minutash.Këtë radhë nga mesi i fushës të parët nisën nga futbollistët e Bayernit

Përfunduan 90 minutat e kohës së rregllt, ndërkaq tani do të ndjekim vazhdimet dy herë nga 15 minutat në “Allianz Arena”

90+4’ Drogba ekzekuton goditjen e dënimit nga pozita ballore, por gjuajtja e tij përfundon mbi portë.

90’ Sinjalizohen tre minuta lojë shtesë.

88’ Goooool, Bayern Munchen – Chelsea 1:1. Droga gjendet më së miri pas ekzekutimit të goditjes së dytë nga këndi dhe me kokë barzon shifrat.

86’ Shënuesi i golit të vetëm, Muler zëvendësohet nga mbrojtësi gjigant Van Byten

86’ KV: David Luiz ndëshkohet me kartonin e verdhë për të quar në dy numrin e kartonëve për Chelseas.

84’ Menjëherë reagon trajneri Di Mateo duke inkuadruar në lojë sulmuesin spanjoll Torres, i cili zëvendësoi Kaloun

83’Goooool, Bayern Munchen – Chelsea. Muler shënon me kokë nga afërsia pas harkimit nga e majta në zonë nga Kroos, për të zhbllokuar më në fund rezultatin pas një sërë atakimesh drejt portës së Chelsea.

81’ KV: Cole ndëshkohet me kartonin e verdhë pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Mulerit.

76’ Cech me mund të madh dëbon topin në goditje nga këndi, pas harkimit të rrezikshëm nga Ribery

74’ Chelsea ndryshon formacion, Bertrand zëvendësohet nga francezi me përvojë, Malouda

72’ Contento pastron zonën, pas harkimit të Drogas në zonë

71’ Drogba e Kaloi mundohen të shqetësojnë portierin Neuer, por ky i fundit me maturi zgjidh problemin

70’ Kroos goditi fuqishëm, Cech me mund të madh ndal atë.

69’ . Çfarë po bënë Chelsea, ata po luajnë vetëm në zonën e tyre, derisa zgjidhjet vetme e kan devijimin topit në rivënie nga këndi. Është hera e 12-të që Bayerni e nis lojën nga flamuri!

66′ Bayern Munchen – Chelsea 10: O, në goditje nga këndi, kjo më së miri e pasqyron dominimin e Bayernit. Por edhe këtë herë mbrojtja e Chelseas paston zonën e tyre.

64’ Ribery mbanë Bayernin përpara por këtë herë zgjodhi të goditë vet, e cila përfundoi plogësht jashtë vijës fundore.

63’ Ribery pasi rikuperoi një top nga Mata u nis drejtë portës rivale por pasimin e tij nuk e kuptoi si duhet Gomez.

60’ Bayern Munchen mbetët përpara, por nuk po ia dalin më shumë se të nxjerrin goditje nga këndi.

59′ David Luiz ka qenë vendimtar, ai ndali goditjen e Robbenit, i cili pasi u fut në zonë tentoi të gjuajë në portën e çekut.

54’ Uuuu, dëshpërim i madh tek gjermanët, pas një kundërsulmi të gjermanëve, topi u devijua deri tek Ribery i cili tundi rrjetën por gjyqtarët kishin sinjalizuar me kohë pozitën jashtë loje.

51’ Drogba mundohet me goditje nga distanca të befasoi portierin Neuer, por goditja e tij përfundoi larg portës.

49’ Bayerni si edhe në pjesëlojën e parë fillon furishëm sulmin drejt portës së Chelseas, ata ekzekutuan edhe goditjen e parë nga këndi në pjesën e dytë.

46′ Me nismën e futbollistëve të Bayernit filluan 45 minutat e dyta, në të cilën shpreosjmë të shohim edhe gola
Përfundoi pjesa e parë, përkundër rasteve të krijuara gola nuk pati.

42’ Sulmuesi gjigant i gjermanëve Gomez lëshoi rastin më të mirë kur brenda zonës gjuajti mbi portë

40′ Bayerni ekzekuton goditjen e shtat nga këndi por edhe me tej vazhdon rezultati i barabartë

38’ Chelsea merr zemër, Kalou kërcnon bayernin por “gardiani” i portës Neuer mirë e mbul hapësirën e tij.

37’ Drogba përpak t’iu shmanget mbrojtës gjermane por megjitahtë nuk qëndroi deri në fund.

36’ Tjetër rast i humbur i bavarezëve, këtë radhë Muler nga pozita ideale me gjysmë volej godet përskaj porte

34’ Rasti i parë i Chelseas për të rrezikuar portën e Bayernit. Mata ndalët pranë zonës së 16 metërshit në mënyrë të palejuar por spanjolli e mori përsipër goditjen e cila përfundoi mbi portë.

33’ Francezi Ribery rikthehet në fushën e gjelbër

31’ Alarm te skuadra e Bayernit, Ribery kërkoi ndihmën mjekësore pas ndërhyrjes së ashpër nga Bosingwa.

29′ Robben gjuan drejt në murin e gjallë të Chelseas nga goditja e dënimit prej 27 metrave larg portës.

27’ Drogba mundohet të organizoi sulmin e parë për Chelseasn por ndalet nga mbrojtësit rivalë.

23’ Bayern Munchen – Chelsea 5:0 në goditje nga këndi!

21’ Portieri Pter Cech i ka mohuar golin holandezit Robben, i cili brenda zonës goditi në portën angleze.

20’ Gjermanët ekzekutuan goditjen e tretë nga këndi derisa Chelsea ende mbetët mbrapa.

19’ Bayern Munchen vazhdon të bënë presion, pas goditjes së dytë nga këndi të bavarezë, për pak sa Bosingwa nuk e futi topin në portën e tij.

12′ Chelsea po mundohet të dal përpara por edhe më tej nuk kanë arrit të bartin lojën në pjesën që i takon baraverëzve.

8′ Rooben (B.Munchen) mirë u shkëput në zonën e tij të preferuar brenda zonës por godija e tij përfundoi lart mbi portë.

5′ Bayerni ka filluar vrullshëm lojën në sulm, Kroos ka rrezikuar londinezët por goditja e tij u devijua me kohë.

3′ KV: Schweinsteiger ndëshkohet me kartonin e verdhë pas lojës të qëllimshme me dorë.

1′ Fillon takimi i shumë pritur, me topin e pare që e nisën futbollistët e Chesleas

Pas pak fillon finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, momentët kryesore të së cilës do t’i pasqyrojmë në botasot.info

Bayern Munchen: M. Neuer, P. Lahm, J. Boateng, A. Tymoshchuk, D. Contento, B. Schweinsteiger, T. Kroos, A. Robben, Thomas Müller, F. Ribery, Mario Gomez

Chelsea: P. Cech, J. Bosingwa, D. Luiz, G. Cahill, A. Cole, J. Mikel, F. Lampard, S. Kalou, Mata, R. Bertrand, D. Drogba (b,s)

SHPËRNDAJE