Avokati i njohur kosovar, Musa Damati, ka bërë të ditur se qytetarët e Kosovës nuk mund të arrestohen për shkak të mosrespektimit të orarit të lëvizjes, në të kundërtën, çdo arrestim mbi këtë bazë është i pa ligjshëm.
Ai, në një koment të postuar në faqen e tij të rrjetit social Facebook, ka shkruar se bazuar në vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, de jure përcaktohet taksativisht se mos respektimi i orarit te lëvizjes, ka si konsekuencë gjobën për personat fizik dhe juridik.



Bazuar në këtë vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan më tej Damati, nga data 15 prill (data e hyrjes në fuqi të vendimit të MSH-së), asnjë qytetar i Kosovës nuk mund të arrestohet për shkak të mos respektimit të orarit të levizjes.
Sipas tij, çdo arrestim eventual i qytetarëve mbi bazën e mos respektimit të orarit të lëvizjes është i paligjshëm, dhe për më tep ër, është në kundërshtim edhe me standardet ndërkombëtare të vendosura me vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ndryshe, bazuar në vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë janë parashikuar të listuar një numër i masave te cilat duhet te respektohen nga qytetarët, por mosrespektimi eventual i tyre, duke u bazuar në vendimin e ri, konsiston se nuk përbën vepër penale dhe kategorizohet vetëm si delikt administrativ apo kundërvajtje. Ndërsa, si konsekuenca parashikohen vetëm dënimet me gjoba administrative të cilat vargojnë duke filluar nga 1.000 deri në 2.000 euro për personat fizik, dhe nga 3.000 deri ne 8.000 euro për personat juridik.
Postimi i plotë i avokatit Damati:

Duke u bazuar ne nenin 250 te Kodit Penal, percaktohet vepra penale Mosveprim sipas dispozitave shendetesore gjate epidemise, norme kjo e cila e referon anatomine dhe konstituimin e kesaj vepre penale te vendimi i organit kompetent, perkatesisht te vendimi i Ministrise se Shendetesise, dhe bazuar ne vendimin e ri te Ministrise se Shendetesise i cili eshte ekspozuar ne konferencen e mbajtur me daten 13 Prill 2020, de jure percaktohet taksativisht se mosrespektimi i orarit te levizjes ka si konsekuence gjoben per personat fizik dhe juridik, bazuar ne kete edhe nga data 15 Prill (data e hyrjes ne fuqi te vendimit te MSH-se) asnje qytetar i Kosoves nuk mund te arrestohet per shkak te mos respektimit te orarit te levizjes, perndryshe çdo arrestim eventual i qytetareve mbi bazen e mos respektimit te orarit te levizjes eshte i paligjshem, dhe per me teper eshte ne kundershtim edhe me standardet nderkombetare te vendosura me vendimet e GJEDNJ (Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut)!
Duhet ta ruajme substancen e shtetit ligjor dhe te mos krijojme hemoragji te te drejtave dhe lirive themelore te njeriut ne kohe te pandemise!

SHPËRNDAJE