Shteti i Kosovës duhet të lëvizë për Ramushin

z.Ramush Haradinaj, është personi më meritor për lirinë që po e gëzojmë.
Në të njëjtën kohë, ai dhe vetëm ai, është personi që në rrafshin e Dukagjinit, e ka penguar planin e Serbisë në ndarjen e territorit, sipas modelit të Mitrovicës.

Kjo natyrisht i pengon pushtetit serb.
Në fakt, u pengon mbetjeve millosheviqiane në pushtetin serb.

Ramushi nuk e ka luftuar popullin serb. E ka luftuar pushtetin gjenocidal të Millosheviqit.
Ka mbrojtur pragun e shtëpisë. Të njëjtën do ta bëjë sa herë të paraqitet nevoja.

Historikisht, ka individë që e kanë mbi supe të veta, barrën e tërë kombit. Ata janë heronjtë.

Ramushi është i tillë.

Do të vazhdojë të mbajë barrën e popullit, dhe do të vazhdojë të luftojë për lirinë tonë. Duke luftuar për lirinë tonë, ai lufton edhe për lirinë e serbeve, dhe lirinë e krejt popujve të Ballkanit.

Nuk pajtohemi me vendimin e sotëm të Gjykatës franceze, por do ta respektojmë.

Vendimi i sotëm i Gjykatës franceze, të gjithë shqiptarët i ka prekur. Më shumë shqiptarët se vetë Ramushin! Prandaj, jemi të bindur se herën tjetër, më 6 Prill, Gjykata do ta marrë të vetmin Vendim të mundshëm të drejtë – Vendimin mbi refuzimin e kërkesës së Serbisë.

Para se të ndodh kjo, të gjitha strukturat shtetërore të Kosovës duhet të vihen në lëvizje, si ato politike, diplomatike dhe kanalet tjera për të çuar përpara të drejtën e Ramushit – të drejtēn tonë.

SHPËRNDAJE