“Të ndërpritet tortura policore dhe përdorimi i forcës nga pjesëtarët e policisë”, porositi Avokati i Popullit (AP) Ixhet Memeti. Ai thotë se është i indinjuar nga vrasja e Martin Neshkoskit dhe nga ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka kërkuar që të punojë në zbardhjen e plotë të rastit
“Isha thellësisht i shqetësuar nga ajo që ndodhi. Të nesërmen hapa procedurën me iniciativën time. Raportet e mia tregojnë se ka nevojë për veprim profesional policor. Si shoqëri po ballafaqohemi me përgjegjësinë e pamjaftueshme të policëve gjatë kryerjes së punës së tyre. Ka edhe dukuri të solidaritetit midis tyre për fshehjen e veprave të këqija që i bëjnë”, tha Ixhet Memeti, avokat i popullit i RM-së.
Memeti nuk tha nëse ndonjëri nga kompetentët duhet të jep përgjegjësi dhe nëse ka ndërmend MPB-ja ta fsheh rastin për shkak se e shpalli me vonesë.
“Nuk do të përzihem në atë që nuk është kompetenca e jona, por do të kërkojmë që deri në fund të zbardhet i tërë veprimi i policisë. Nuk dëshiroj të jap konstatimin tim pa i pasur të gjitha informatat”, deklaroi Memeti.
Rastin e rrahjes për vdekje të 23 vjeçarit e ka dënuar edhe misioni i OSBE-së në vend.
“Lidhur me djaloshin e ri që humbi jetën ka hapësirë që të shtrohen pyetjet, pse dhe si mund që policia gjatë kryerjes së punës së vet të sillet në këtë mënyrë. Duhet të vërtetohen faktet që shkaktuan këtë”, deklaroi Rallf Bret, ambasador i OSBE-së në RM.
Vlerësimet e këtilla u thanë në kuadër të konferencës së Avokatëve të rajonit që po mbahet në Ohër ku temë kryesore janë tortura dhe dhuna. Të pranishmit
tejkalim të kompetencave të policisë kanë konstatuar edhe në rastin e arrestimit të Lube Boshkovskit.