i Mbrojtjes së Greqisë Nikos Panagiotopoulos dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Konstantinos Floros bënë një vizitë të bazave ushtarake në ishujt kufitarë me Turqinë, Oinousses dhe Farmakonisi.



Por, kjo vizitë nuk mund të kalonte jashtë vëmendje së forcave ajrore turke, të cilët sipas mediave greke kanë kërcënuar helikopterin ku udhëtonin dy krerët e ushtrisë helene, raporton albeu.com.

Siç raporton “Protothema”, dy avionë luftarakë F-16 të Turqisë i janë afruar helikopterit të udhëtonin ministri grek duke bërë sipas tyre lëvizje të rreikshme në ajer.

Gjithçka ndodhi në hapësirën ajrore greke sipas mediave të Greqisë, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë informacion për këtë ngjarje në mediat turke. /albeu.com

SHPËRNDAJE