preshhhPrishtinë, 23 shtator  -Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar, Jonuz Musliu dhe kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi sot ne Prishtine kane takuar atoritetet e qeverise se Kosovës per te kerkuar ndihme per tejkalimin e problemeve politike dhe ekonomike sidmos ceshtjen mjaft problematike te teksteve shkollore dhe  njohjen e diplomave sa me pare, njofton agjencia  e lajmeve “Persheva jonë”

 

Musliu: Lugina ka probleme të theksuara. Nga Prishtina kerkojme ndihme jo me shume se sa Boegrdai cfare po ben për yserbet e veriut!

Musliu sikur edhe Kamberi pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli per agjencine e lajmeve “Persheva jonë” kane  deklaruar se kanë biseduar për problemet, sidomos për teskter dhe diplomat me të cilat po përballen nxënesit deh studentet  e Luginës së Preshevës pr cka u premtuar e u tha se paku 3-4 herë se “eshte bere marrëveshje” por ajo s’ështe kerkund ?!

“Nga Prishtina kerkojme ndihme jo me shume se sa Beogradi cfare po ben për serbet e Veriut!..” ka pohuar Musliu për “Presheva Jonë”

“Probleme të theksuara janë në Luginë të Preshevës në veçanti dhe në komunë të Bujanovcit, problemet natyrisht se nuk janë të njëjta si në Kosovë dhe atje sepse shqiptarët e Luginës së Preshevës ende janë në probleme të pazgjidhura që nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës dhe Medvegjës. Pasivizimi i vendbanimeve që po ndodhin në Luginë të Preshevës, tekstet mësimore të cilat nuk po i lejojnë nxënësve shqiptar në Luginë të Preshevës, lëvizja e lirë, investimet, të gjitha këto biseduam me kryetarin e Kuvendit dhe mbetëm që së shpejti të ulemi dhe ta bëjmë një strategji të përbashkët, Republika e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës”, tha ai.

Sa i përket mungesës së teksteve mësimore për nxënësit atje, Musliu thotë se për këtë fajtor është Qeveria e Serbisë. Ndërsa thotë se as faktori ndërkombëtar nuk po bën presion mbi Serbinë, në mënyrë që nxënësit në Luginë t’i kenë tekstet mësimore.

Musliu: Faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë

“Është fajtor vet Qeveria e Serbisë, sepse nuk po e respekton të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, duke e ditur se Kosova po e bënë punën e vet. Tekstet mësimore vijnë nga Serbia në Kosovë pa kurrfarë pengese. Kurse, tek shqiptarët në Luginë të Preshevës pengohet, këtu është edhe faktori ndërkombëtar, i cili nuk po e bënë punën e vet, që së paku t’i bëjë presion Qeverisë së Republikës së Serbisë, që nxënësit shqiptar t’i kenë tekstet mësimore”, tha ai.

Ndërsa, Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanovcit,  thotë se e vetmja derë ku ata mund të trokasin lirshëm dhe të bisedojmë për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët atje, është Prishtina dhe Tirana.

Kamberi: E vetmja derë ku trokasim lirshëm është Kosova dhe Tirana

“E vetmja derë ku mund të trokasim lirshëm është këtu dhe në Tiranë. Patjetër ne duhet ta kemi optimizmin tonë që duhet të na udhëheq, që gjërat një ditë do të duhet të ndryshojnë. Duhet të ndryshojnë jo vetëm për të mirë të komunës së Preshevës por edhe për të mirë të Kosovës. Është shumë e qartë se Bujanovci, sidomos është një pararoje e kufijve të Kosovës, pa shqiptarë e Bujanovcit kufiri nuk do të jetë më tek Dheu i Bardhë, por do të jetë Dobërqan, Mireq, sepse realisht mund të krijohet një situatë e ngjashme çfarë është në veriun e Kosovës, ku një pjesë e territorit të Kosovës e banuar me popullatë etnike serbe, mund ta ndryshoj gjendjen ashtu siç është gjendja në veriun e Kosovës. Andaj është interes kombëtar, interes i përgjithshëm që edhe Tirana edhe Prishtina, ta japin kontributin e vet, sidomos tek faktori ndërkombëtar që gjërat të fillojnë të lëvizin në Luginë të Preshevës ”, thotë ai.

Kamberi thotë se është shumë e rëndësishme që të krijohet një stabilitet demokratik në Kosovë, sepse një Kosovë me kapacitete të plota demokratike, do të jetë e aftë dhe e gatshme që të mbrojë dhe shqiptarët në Luginë të Preshevës. Ndërsa theksoi se në takim me kryeparlamentarin Veselin, u është premtuar që tash e tutje, institucionet e Kosovës do të jenë më të angazhuara, në çështjet e shqiptarëve atje. Sipas tij, çështja e teksteve, çështja e pasivizimit të vendbanimeve të qytetarëve atje dhe participimi i detyrueshëm i shqiptarëve në institucionet shtetërore. Këto janë tema  të cilat sipas tij, Kosova duhet t’i stimulojë në dialogun e Brukselit dhe që institucionet e Kosovës duhet ta japin kontributin e vet, në mënyrë që të rikthejnë një fokus më të madh të Bashkësisë Ndërkombëtare në Luginë të Preshevës, e cila për momentin është jashtë fokusimit të saj.

Ndryshe, për t’u takuar me kryeparlamentarin Veseli përfaqësuesit e Bujanocit dhe Preshevës erdhën ndaras. Pas tyre në Kuvend ka arritur edhe kryetari i Komunës së Preshevës, i cili priste që të takohej me Veselin. Të pyetur se pse të dy delegacionet nuk kanë ardhur së bashku, kryetari i Bujanocit, Kamberi tha se kjo është çështje e komunikacionit dhe se ekipet nuk kanë mund të arrijnë në të njëjtën kohë.

Ndërkohë derisa kryetari i Preshevës priste të takohej me Veselin, ai gjendej në takim me ambasadorit e SHBA-ne Greg Delawie.

SHPËRNDAJE