Aubameyang është dashamirë i madh i veturave luksoze dhe koleksionues i tyre.

Së fundmi, sulmuesi i Arsenalit ka blerë Ferrari 3 milionë funte, e porositur me gjëra të shumta ekstra dhe ngjyra e punuar sipas dëshirës së 30-vjeçarit.

Këtë javë Auba është parë në rrugët e Londrës duke shëtitur me Ferrarin e ri që sipas mediave britanike kushton rreth 3 milionë funte, raporton Gazeta Express.

Ai ka shkëlqyer deri më tani në Premierligë, duke shënuar 6 gola në po aq ndeshje, çka edhe e ka shpërblyer vetën me një tjetër veturë luksoze.

SHPËRNDAJE