kyriakos-mitsotakis-5

Deklaratat e Ramës për televizionin Sky, kanë alarmuar të gjithë zyrtaret e shtetit grek dhe jo vetem. Reagime të ashpra ka pasur edhe nga opnioni publik, ku nuk kanë munguar kritikat ndaj Ramës, por ka pasur edhe nga ata të cilët në komentet e tyre e kanë qujatur Ramen,  “Obama” i Ballkanit.

Opozita greke, që drejtohet nga lideri Kiriakos Mitsotakis, ka bëre një deklarate të ashpër ndaj shqipërise i cili ka theksuar se mbështetja për integrimin europian nuk mund të konsiderohet si një çek i bardhë, dhe u ka derguar një mesazh të qartë shtetit shqiptare: Mos luani me greqine!

Kiriakos Mitsotakis: “Shqipëria ka hapur gjithë problemet e marrëdhënieve dypalëshe, përfshirë problemin çam që nuk ekziston”. Sipas liderit të opozitës greke është “e papranueshme shembja e shtëpive të minoritarve në Himarë”. “Ndoshta disa besojnë se është rasti të përfitojnë nga problemet aktuale të Greqisë, për të ndryshuar balancat dhe të dhënat në zonë”. Greqia, prej dekadash është një shtyllë e stabilitetit në Ballkan dhe në Mesdheun Juglindor, duke pasur marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunimi me shtetet fqinje dhe ka treguar solidaritetin e saj në vitet e vështira të fqinjëve tanë, duke mbështetur perspektivën e tyre europiane .Ndaj nga Janina po u çoj të gjitha palëve një mesazh të qartë: Mos luani me Greqinë! Dhe mos e konsideroni si të përhershme predispozitën tonë të mirë”, ka përfunduar referimin për Shqipërinë, Mitsotakis.

Ndërkohë, ditën e enjte Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, theksoi se elita e politikës shqiptare ka treguar qartë shenja nacionalizmi të tepruar

SHPËRNDAJE