bajjjAnalisti politik, Bajrush Morina në lidhje me iden e kryeministrit për formimin e një komisioni për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë se është problem që opozita ta pranoj këtë ide nga kryeministri.

Morina i ftuar në edicionin qendëror të lajmeve ’21Live News’ në RTV21 tha se asociacioni është problem kurse demarkacioni pengesë.

Ai tutje tha se problemi i zgjedhjes së këtyrë dy qështjeve është në Prishtinë dhe jo në Bruksel ose Beograd, sepse siç tha Morina po të pytej Beogradi ata do ta dëshironin gjithë Kosovë.

Morina tha se Prishtina nuk i është qasur siç duhet këtyrë problemeve, dhe tani është e vështirë të zgjidhen këto qështje.
‘Delegacioni kosovarë kur ka shkuar në Bruksel, nuk ka pasur ndonjë plan program, ndonjë person që i njeh këto probleme pra nuk ka pasur ndonjë strategji se për cfarë duhet të bisedohet dhe si të bisedohet në Bruksel me Beogradin./21Media

SHPËRNDAJE