Kampionatet evropiane janë në fazën e fundit para se të përfundojnë.

Kësisoj në fund të tyre do të vendosen edhe golashënuesit dhe asistuesit më të mirë.

 

Në mesin e asistuesve më të mirë në ligat evropiane, është edhe talenti i madh kosovar, Milot Rashica

 

Djaloshi nga Vushtrria ka shkëlqyer këtë edicion me skuadrën e tij Vitesse në elitën e futbollit holandez.

Në 31 ndeshje të zhvilluara, Rashica ka asistuar në 11 gola të shënuar nga bashkëlojtarët e tij.

 

Përpos 11 asistimeve, reprezentuesi i Kosovës, ka shënuar edhe dy gola në Eredivisie.

 

Asistimet e Rashicës janë të barabarta me yllin e Barcelonës, Lionel Messin, ndërsa me numër të njëjtë të asisteve janë edhe Toni Kroos, Raheem Sterling e Wesley Sneijder. /

 

Asistuesit më të mirë në Evropë:

 

1. Emil Forsberg 17

2. Kevin De Bruyne 15

3. Luis Suarez 14

4. Neymar 13

5. Nicolai Jorgensen 13

6. Sam Larson 13

7. Thomas Muller 12

8. Christian Eriksen 12

9. Osmane Dembele 12

10. Jose Callejon 12

11. Gylfi Sigurdson 12

12. Gelson Martins 12

13. Hakim Ziyech 12

14. Lionel Messi 11

15. Toni Kroos 11

16. MILOT RASHICA 11 asistime

17. Rahem Sterling 11

18. Felipe Anderson 11

19. Wilfried Zaha 11

20. Wesley Sneijder 11

 

SHPËRNDAJE