Arsenali arriti një fitore të madhe e shumë të rëndësishme në derbin ndaj Chelseas për Premier League me shifrat 3-1.

Autor i një prej golave ishte ylli shqiptar, Granit Xhaka. Mesfushori mori përsipër një goditje dënimi dhe arriti të shënojë një nga golat më të bukur të tij në karrierë, duke fiksuar momentalisht shifrat në 2-0.

Pas ndeshjes për mesfushorin foli trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta.

Spanjolli u shpreh se e ka mbështetur gjithmonë Xhakën sepse e di mirë se ylli shqiptar lufton gjithmonë për Arsenal.

“Prej momentit kur unë jam këtu, Xhaka gjithnjë ka treguar sa luftarak dhe sa lider që është. Prandaj edhe unë kam qenë shumë mbështetës ndaj tij. Ai bën edhe gabime, siç bëjmë të gjithë, por karakteri dhe dëshira e tij për të luftuar për këtë klub janë të padiskutueshme”, u shpreh Arteta.

SHPËRNDAJE