Arsenali shpreson ta befasojë Bayernin

Bayern Munchen dhe Arsenali rikthehen sonte (e mërkurë) të përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjermanët e kanë eliminuar Arsenalin tri herë në katër vjetët e fundit dhe do të tentojnë ta vazhdojnë rrugën e sukseseve, kurse Arsenali kërkon hakmarrje ndaj gjigantëve të Gjermanisë. Sulmuesi polak Robert Lewandowski është në dijeni për forcën që ka kundërshtari i tyre, por paralajmëron ‘Topçinjtë’ se, nëse Bayerni luan ashtu siç di, ata do t’i kenë gjasat shumë të pakta që të kualifikohen tutje. “Të gjithë jemi duke e pritur këtë ndeshje, pasi do të jetë një sfidë e madhe për ne. Shpresoj të shfaqim një lojë të mirë këtu në Munchen, kurse sa i përket Arsenalit, ka shumë lojtarë të mirë dhe ata dinë se si të luajnë në Ligën e Kampionëve. Ne duhet të koncentrohemi te ekipi ynë dhe nëse luajmë lojën tonë atëherë ata nuk do të kenë mundësi të bëjnë asgjë ndaj nesh. Por për të arritur këtë duhet të luajmë mirë nga mbrojtja e deri në sulm”, ka thënë Lewandowski.
Ndërsa trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se skuadra e tij di të marrë rezultate të mira në Gjermani. “Kemi fituar edhe më parë në Munchen dhe luajmë lojën e parë si mysafirë, prandaj është e rëndësishme të marrim rezultat i cili të le shanse për ndeshjen në shtëpi. Do të hymë në lojë jo më shumë intensitet, por të mbrohemi mirë si grup”, ka deklaruar Wengeri.
Petr Cech pritet të jetë në bankën rezervë dhe në vend të tij të angazhohet David Ospina, kurse Hector Bellerin pritet të jetë në formacionin bazë sikurse Monreal para Kieran Gibbs. Xhaka pritet të jetë në bankën rezervë, kurse Aaron Ramsey dhe Santi Cazorla mbeten jashtë për shkak të lëndimit. Ndërsa Bayerni do ta ketë mungesën e Jerome Boatengut, kurse Anlonso është në dyshim sikurse edhe Franck Ribery.

 

SHPËRNDAJE