Arsenali do të bëjë gjithçka që mundet për ta blerë yllin e Real Madridit, James Rodriguez, gjatë afatit kalimtar të verës, sipas gazetës spanjolle MARCA.

Para se përhapja e pakontrollueshme e pandemisë koronavirus ta pezullonte futbollin, mesfushori kolumbian po vuante për të luajtur në skuadrën e Zinedine Zidane pas rikthimit në klub për sezonin 2019/20,

Mundësitë që ai të vazhdojë me klubin madrilen janë të vogla duke i parë rrethanat dhe faktin se ai nuk është planet e Zidane.

Prandaj, Arsenali dëshiron ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta sjellë atë në Londër.

Trajneri Mikel Arteta e sheh kolumbianin si lojtar që i sjell cilësi shtesë sulmit.

Arsenali beson se James mund të lulëzojë përsëri në një mjedis të ri dhe dëshiron ta bëjë 28-vjeçarin lojtar kyç në projektin e së ardhshmes.

SHPËRNDAJE