Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas bastisjes që ka kryer Policia në shtëpinë e tij sot gjatë ditës.

Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

 

Përveç armëve policia konfiskon para, vula, cd e telefona mobil në shtëpinë e “Burdushit”

Se në shtëpinë e Burdushit është kryer bastisje e ka konfirmuar për media edhe prokurori Petrit Kryeziu. Ai tha se momentalisht ndodhen në shtëpinë e Burdushit por përveç konfirmimit se ka filluar bastisja nuk mund të japin më shume detaje.
“Na jemi këtu sapo kemi fillu bastisjen”, tha Kryeziu.

Para pak ditësh Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Burdushi të mërkurën ka qenë i ftuar në emisionin Frontal, ku ka folur rreth rastit për të cilin po akuzohet. Ai ka thënë se ka material që nëse publikohet “bëhet tërmet”.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë bastisjen në shtëpinë e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi.

Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Mediat kanë siguruar pamjet nga shtëpia e Burdushit, ku shihet ekipi policor që ia ka bastisur shtëpinë atij sot në mëngjes. Aty Policia ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona mobilë dhe vula.

Të mërkurën Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Peqanit për mashtrim të një klienti të tij, të cilit, sipas aktakuzës, ia ka marrë 2 mijë euro.

Image
SHPËRNDAJE