Policia boshnjake e enjte arrestoi dy ish-oficerë të forcave serbe të Bosnjës, Ostoja Stanisiç dhe Marko Millosheviç, të dyshuar se janë  përfshirë në masakrën e srbrenicës kundër  myslimanëve në korrikujn e viti  1995, ka thënë një burim gjyqësor, njofton agjencia informative kombëtare “Presheva Jonë”

Sarajevë, 21 qershor
Ostoja Stanishiç, 60 vjeç dhe Marko Millosheviqi, 48 vjeç  janë arrestuar  sot në zonën e Zvornikut, afër Srebrenicës në Bosnjen Lindore, ka pohura  prokurori në një deklaratë. Ostoja Stanisic ishte në atë kohë (1995) komandant i Batalionit të 6-të të brigadës së Zvornikut të forcave serbe të Bosnjës, ndërsa Marko Millosheviç ishte zëvendës i tij. “Ata janë të dyshuar se kanë kryer krime në Dam Petkovci, pranë Zvornikut, ku rreth 1000 burra dhe djem myslimanë u ekzekutuan në korrik 1995,” ka phuar prokurori.

SHPËRNDAJE