Autoritetet meksikane kanë arrestuar 16 oficerë policie nën akuzat se po mbronin anëtarët e një grupi drogash i cili dyshohet për vrasjen e 126 personave që u gjetën ditët e fundit në një varr masiv në afërsi të kufirit me Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet akuzojnë bandën e drogave Zetas për vrasjet dhe thonë se deri tani janë arrestuar 17 anëtarë të kësaj bande. Trupat u gjetën në një fermë në shtetin Temaulipas.

Emigrantë meksikanë që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara shpesh kalojnë pranë kësaj zone. Në këtë shtet në muajin gusht u gjetën të vrarë 72 emigrantë nga Amerika Qendrore. Edhe për këtë masakër akuzohet grupi Zetas.

SHPËRNDAJE