Bashkebiseduesja jone kesaj radhe eshte piktorje e re kosovare Arjeta Lokaj e lindur në Pejë. Ajo eshte vajza e Piktorit akademik: Nimon Lokaj, e rritur dhe e edukuar pranë familjës, me shkollim fillorë dhe të mesëm në gjimnazin ’’Vllëzërit Frasheri” në Deqan. Artistja jone e re  Arjeta Lokaj ne intervisten për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” duke folur për profesionin, pikturen dhe kolegun e saj me te dashur (babait, mjeshtrit te madhe te artit Nimon Lokaj) fillimisht thote se “nuk është e lehtë të jesh vajza e Artisti. Sa veshtire eshte te jeshe vajze e nje artisti te madh, po  aq eshte edhe krenari!..

 

Studimët e Pikturës i ka kryer në Galerinë ”Pishat e Deqanit” në Deqan – që ishte Galeria e pare private në tërë Kosovën tek babai i saj: Piktorë akademik: Nimon Lokaj, kjo Galeri e cila e luajti një rrol sfidues ndaj shtypjëve që bëri okupatori duke mos i lënë rinin të arsimohen lirshëm. Andaj populli hapi dyert dhe në gjiun e vet krijoj shkolla të mbyllura ’’shtepi shkollë’’. U vështirësua shkollimi profesional i talenteve të kësaj ane të (Dukagjinit). Kjo Galeri ishte hale në sy për okupatorin por qëndroi në veprim arsimor për talentët e reja, për gjeneratën time dhe disa gjenerata tjera të vjetra, e që sot falë kësaj Galerie veprojnë nëpër botë si Artist.

Arjeta Lokaj: Sa veshtire eshte te jeshe vajze e nje artisti te madh, po  aq eshte edhe krenari!

“Edhe unë një ndër ta krijova përsonalitetin tim sipas kapacitetëve të mia, dhe si fëmijë dhe më vonë si e rritur duke u vlerësuar në mënyrë profesionale nga profesori i të gjithë neve që vazhdonim në Galerin e babit tim. I njejti profesor babi im ligjëronte në Gjimnazin ’’Vllëzërit Frasheri”- në Deqan deri e përfundova maturën dhe pastaj më shkrepi ideja në regjistrim në akademin e artëve në Prishtinë më preferencën dhe të ligjëruesit në akademi: Piktorit dhe Grafistit të mirënjohur Xhevdet Xhafës i cili në një rast ishte në Galerin tone si vizitorë dhe pau shumë punime të mia aty dhe i vlersoj shumë pozitivishtë, mu në atë kohë plasi lufta dhe udhëtimi për në Prishtinë për rinin tone bëhëj edhe më i rrëzikshëm, kështu që unë s’ju ndava Galerisë dhe vazhdova edhe 4 vite më ndihmën e babit tim: Piktorë akademik Nimon Lokaj ku mësova shumë fshehtësi për Artin Figurativ, dhe në mbarim te saj u vlersova në Ekspozitën time përsonale në Galerinë tone dhe njëherit konkurova në shoqatën e Artistëve Figurativ të Kosovës – dega në Pejë ku dhe u pranova dhe ekspozova në të gjitha ekspozitat e kësaj shoqate mbrenda Kosovës dhe jashtë saj si në Singën të Gjermanisë në vitin: 2003 në punimin ’’Sakrifica’’ dhe u vlersova pozitivisht, dhe që nga aj moment vazhdimisht panderprerë punova në teknika të ndryshme: Pastell, Gvash, Vaj, etj. Pra keshtu u rrita dhe u shkollave nga dora e pare, nga vedi ngjarjes, ne galerine dhe brushat e babait që mi dha jetës ngjyra te bukura..” thote artistja jone Arjeta Lokaj, ne intervisten dhene agjencise se lajmeve “Presheva jonë”

Ne vazhdim Lokaj duke folur për per profesionin, pikturen dhe kolegun e saj me te dashur thote se “nuk është e lehtë të jesh vajza e Artistit të madh por është Krenari e madhe, arsyeja është se vazhdimisht je në kontrollin e kritikave pozitive dhe negative, por gjdo gjë arrihët më punë. Në një kohë të caktuar më lindi ideja për Fotografi artistike, jo ç’farëdo fotografije por vetëm artistike – me sy artistik duke krijuar forma të pëlqyera, pejsazhe, figura, etj. Arsyeja është Gjenetika, pasi që jam e lindur në familjën e dy Artistëve – Mamit dhe Babit, dhe që nga fëmijëria më ngacmonin punimët e Babit dhe Mamit (kreatore profesionale e modës). Talenti plotësohet në punë dhe më punë arrihët gjdo sukses..”

Se pse, qysh, tek u lidh dhe u “dashurua” me artin, pikturen bashkëbiseduesja jone Arjeta Lokaj shpjegon me krenari se “Gjatë studimëve nga literatura që posedonte Galeria jonë më pëlqente shumë Klasika sidomos: Leonardo Da Vinci, Raphael dhe Mikelangelo, etj. të Neoklasikës, por për qudi kur shfletova literaturën për Artin Modern fillova nga Abstrakcioni i të madhit: Pol Sezan, më vonë: Pablo Picasso, Piet Mondrian, etj. të artit europian gjegjësisht Parizian dhe tani jam në kërkime të pas modernizmit ose kërkimëve të shprehjëve të reja. Motivët si të gjithë të rinjëve Shqiptarë më interësonte shprehja artistike kundër të keqës që krijoj armiku kundër popullit tim në cikle ’’Dëshira për Liri’’ dhe ’’Sakrifica’’ si pagesë e Lirisë.”

Kam punime të panumërta si nëpër individ dhe institucione, por e ceku se në djeg-jën e Galerisë gjatë luftës okupatori shkatrroj dhe dogji shumë Piktura të babit dhe të mijat dhe gjithashtu në shtëpin përsonale në Pejë që u dogj e tërë në atë kohë në vitin 1999. Sipas informatave të Interpolit që i kemi mar si familje, shumë punime tona gjindën në Beograd, Mal të Zi, etj. Për momentin jam duke punuar intenzivishtë për të kompensuar humbjën gjatë luftës, pra këto janë motivët e frikës dhe të tragjedisë kombëtare në titull: ’’Vallë Lirinë a mos na Fali Kush?”

“Para se te perfundoj biseden me ju dua ta falenderojë nga zemra familjen time të shenjt që gjithmonë më kanë mbështetur në gjdo gjë: Mamin, Babin, pesë  motrat e mia dhe vëllaun. I dua Shumë…” thote Arjeta Lokaj.

Ajo pos me arte merret gjate kohes së lire merret me lexim dhe sport. “Me pelqejne te lexoje libra te stilit te Friedrich Nietzsche, pastaj merëm më teknika të fotografimit artistik, duke filluar prej portretëve përsonale të shprehjëve emocionale të momentit. Sporti gjithmonë më ka pëlqyer, sidomos Arti Marcial – Karate.” thote ne fund artistja jone Lokaj.

SHPËRNDAJE