Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ishte mysafir në emisionin Puro Debat të Milaim Zekës, i cili transmetohet në DTV.

Ishte gazetari Zeka që e pyeti se “ju jeni që dy mandate kryetar, por pse herën e dytë jeni me vonesë?”

Arifi përgjigjet duke thënë se “Albini i ka fajet”.

“Pas zgjedhejve të 2021, që i kemi pas të fundit lokale, kemi fituar prapë me një diferencë të lartë ndaj partive tjera, mirëpo kjo ndërlidhja që është mes Vetëvendosjes dhe partisë së Shaip Kamberit e kanë bë një koalicion aso kohe një fron kundër nesh, i cili ka qenë fragjil dhe i krijuar nga katër parti politike”, thotë ai.

Arifi shton se i kishin njoftuar të gjithë se ky koalicion nuk ka jetëgjatësi.

“Dhe kështu ndodhi, pas nëntë muajsh përafërsisht është prisht. Është përplasje interesash brenda katër partive. Dhe në një moment të caktuar humbën edhe shumicën”, shprehet ai.

Ai tregon se e kishte edhe një telefonatë nga Albin Kurti i cili kishtë këruar që mos të shkarkohet Ardita Sinani.

Më poshtë shihni videon e plotë:

SHPËRNDAJE