Afati i fundit për Aplikim është 30 Mars 2019

 

Në emër të ICTSmedia dhe Garës kombëtare të Çmimeve në Teknologji – Albanian ICT Awards – ju ftojmë të konsideroni Nominimin tuaj apo aplikimin e drejtpërdrejtë në këtë edicion të shtatë, njfton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri ditën e Shtunë me datë 30 Mars dhe janë të hapura vetëm në formatin online në shtatë kategori.

Mbyllja e aplikimeve do ti hapë rrugë mbledhjes së Jurisë së pavarurur të Albanian ICT Awards deri në shpalljen e fituesve në Mbrëmjen Gala do të organizohet si çdo vit në fund të muajit Prill.

Juria do të funksionojë e pavarur, e pandikuar dhe në mënyrë strikte, e bazuar në vlerësimet e kritereve të vendosura profesionale.

Çdo shtetas shqiptar, pa dallim gjeografik, i cili ka qenë bartës i së paku një projekti të suksesshëm përgjatë vitit kalendarik 2018 mund të jetë kandidat.
Kriter për t’u konsideruar kandidat i suksesshëm apo i nominuar, mund të jetë çdokush që përmes teknologjisë arrin të demonstrojë rezultate të matshme dhe të prekshme aty ku është e mundur, për përfituesit e targetuar. Mund të jetë çdokush që demonstron zhvillimin e një teknologjie të re, apo përdorimin e një teknologjie ekzistuese me metoda të reja.

 

 

SHPËRNDAJE