solidd11Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë me rekomandim dhe pëlqim nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës bën apel te popullata e komunës së Preshevës që të shtrijnë dorën e ndihmës për ndihmë vëllezërve tanë në Maqedoni familjeve te dëmtuara nga vershimet, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”.

 

Me këtë rast apelojmë tek të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës dhe bashkëatdhetarët tanë që të mbështetim aktivitetin në fjalë me shpresë se sa do pak do të kontribojmë në zbutjen e vuajtjeve dhe vështirësive të vëllezërve tanë që u goditën nga kjo fatkeqësi.

Këto ndihma do të mblidhen nëpër xhamitë e komunës së Preshevës këtë ditë tëpremte data 12 gusht 2016. I ftojmë gjithë besimtarët të tregojnë zemërgjerësinë e tyre duke ndihmuar nevojtarët nga këto dëmtime të rënda që përjetuan ata vëllezër tanë.

Allahu ju shpërblefte!

Kryetari, Sevdail Jakupinga Këshilli i Bashkësisë Islame -Preshevë

 

Nje apel i ketij karakteri humanitar dhe solidariteti eshte bere edhe nga Shoqata Kulturore “Dituria”

SHPËRNDAJE