Ish luftëtarët e UÇK-së kanë dhënë dëshmi të detajuara në vitin 2003 për trafikimin e organeve, njoftoi Associated Press.

Duke u thirrur në një dokument të Kombeve të Bashkuara, AP raporton se programi i pretenduar ka paraparë vrasjen e serbëve të burgosur, shitjen e organeve të tyre dhe varrosjen e qindra viktimave për të fshehur provat për vrasjen e civilëve.

Agjencia citon Paul Coffey, zyrtar i drejtësisë në Kosovë në vitin 2003, i cili në një letër drejtuar një zyrtari në Tribunalin e Hagës, ka shkruar se informata është “bazuar në intervistat me të paktën tetë burime, besueshmëria e të cilave nuk është testuar, të gjithë shqiptarë nga Kosova apo Mali i Zi, të cilët kanë shërbyer në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

SHPËRNDAJE