gaz285874Në mbledhjen e Kryesisë sapo është hedhur gaz lotsjellës.

Në mbledhjen e Kryesisë sapo është hedhur gaz lotsjellës.

Gazi është hedhur nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Aida Dërguti. Në këtë mbledhje të kryesisë pritej që të caktohej seancë e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.

gaz285872Ndërkohë, në këtë mbedhje prezent ishin deputetët e opozitës Albin Kurti, Aida Dërguti, Valdete Bajrami si dhe Time Kadriaj.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka thënë se koalicioni qeveritar brengoset vetëm për realizimin e marrëveshjeve.

“Kjo qeveri anti kushtetuese po synon realizimin e kërkesave të Listës për themelimin e asociacionit”, ka deklaruar Dërguti.

Ajo tha se e ka gjuajtur gazin lotsjellës dhe brenda në Kryesi kanë diskutuar kryekëput për zgjedhjen e presidentit.

“Gazi lotsjellës nuk është mjet demokratik por është mjet paqësor. Ne iu thama që i vetmi dialog është për caktimin e zgjedhjeve të reja dhe Kuvendi i ardhshëm duhet ta zgjedh presidentin sepse zgjedhja në këto kushte e presidentit do ta thëlloj krizën”, ka deklaruar Dërguti, e cila shtoi se edhe pse e hodhën gazin lotsjellës dhe e lëshuan mbledhjen e Kryesisë, pozita po vazhdon mbledhjen.

 

Kryesia fillon mbledhjen, pritet caktimi i seancës për zgjedhjen e presidentit

kryesia presidenti2Ka filluar mbledhja e kryesisë së Kuvendit, ku përveç shefave të grupeve parlamentare të pozitës, po merr pjesë edhe opozita, e përfaqësuar nga Albin Kurti, Aida Dërguti, Time Kadriaj dhe Valdete Bajrami.

Ndryshe, gjatë ditës, Kurti ka deklaruar se opozita ka marr vendim që të pengojë seancën e ardhshme, sidomos nëse është paraparë të zgjedhjet presidenti.

Kryesia cakton seancën e zgjedhjes së presidentit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është duke u mbledhur për të caktuar datën e votimit për presidentin e ri të Kosovës, si pikë e vetme e rendit të ditës.

Mbledhja ka filluar me 40 minuta vonesë dhe të gjithë anëtarët janë prezent.

Në sallën ku së shpejti pritet të fillojë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, nga opozita, tanimë kanë hyrë ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit nga Vetëvendosja, Aida Dërguti dhe Time Kadriaj.

Kurse, nga pozita ka hyrë shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Në mbledhje është vetëm një pikë e rendit të ditës: shqyrtimin e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovëslargea_gaz122

SHPËRNDAJE