angggAngelina Jolie ka vizituar një prej kampet më të mëdha të refugjatëve në Jordani , ditën e djeshme, ne kuadër të nismave për të mbrojtur të drejtat e refugjatëve.

Aktorja, e cila është përfaqësuesja e agjencisë së refugjatëve dhe “UNHCR”, vizitoi kampin për të katërtën herë, për të nxjerrë në pah kështu gjendjen e miliona njerëzve që kanë lënë Sirinë.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar sot se në orët e para të mëngjesit ka arritur në Greqi aktorja e famshme amerikane, Angelina Jolie. Ajo sot duke krahasuar eksodin sirianë me atë në Kosovë ka pohuar se  “Sot këto skena nëpër bote të emigrantëve i kam parë edhe në Kosovë, Bosnjë. Unë kam ndërmend, sikur në Kosovë, t’ju ndihmojë edhe emigrantëve sirianë dhe refugjatëve të tjerë në botë”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. Angelina Jolie ka kërkuar ndihmën e organizatave ndërkombëtare për refugjatët që të nxjerrin nga kriza refugjatët sirianë të cilët po vuajnë shumë pas largimit nga Siria.

 

 

“Mbi gjysma e refugjatëve në Jordani janë nën 18 vjeç . Fëmijët e mi janë të kësaj moshe – tha Jolie të premten në kampin e refugjatëve në Azraq, për viktimat e luftës civile në Siri- Ashtu si çdo prind tjetër, është e pamundur për mua të mos imagjinoj si do ishte po të ndodheshin fëmijët e mi në këtë situatë.”

SHPËRNDAJE