Zonjusha Ravesa Lleshi, ambasadore ne OKB ne bisede me gazetarin dhe publicistin tonë të njohur nga Presheva në Gjenevë Nefail Maliqin

 

Gjeneve, 18 prill -Me rastin e Salonit nderkombëtar te shtypit dhe librit  që po zhvillohet ketyre ditëve ne Palexpo te Gjenevës, ambasadorja e re shqiptare ne OKB Ravesa Lleshi ka pritur sot publicistin dhe gazetarin tone ne organizatat nderkombetare ne Gjeneve Nefail Maliqin, njofton agjenca e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Te drejtat e njeriut, emancipimi i femres shqiptare, sidomos shprehja e lire e fjalës dhe liria e shtypit  por edhe integromi i vendit në insitucionet nderkombëtare, migracioni, diaspora shqiptare dhe informimin si dhe të drejtat e njeriut ne Luginen e Preshevës ishin temë bisede nga takimi i ambasadores shqiptare ne OKB znj.Ravisa Lleshi me publicistin tone te njohur N.Maliqin.

Ambasadorja shqiptare LLeshi fillimisht njoftoi z.Maliqin se Shqiperia dhe shqiptaret ne pergjithësi janë në rrugë të mbare te integrimeve evropiane.  Sipas saj edhe shqiptaret në Zvicer  jane jo vetem mire te integruar por edhe shembull i ketij procesi dhe posedojne imazh të mirë. Duke folur për femren shqiptare, ajo eshte e kenaqur me inkuadrimin e saj në insitucionet relevante  nderkombëtare, cka sipas znj.Lleshi “vendi yne Shqipëria eshte bëre shembull i inkuadrimit te femres shqiptare ne diplomacin botërore. Bile, vendet fqinje na e kane “zili” ne këte drejtim sepse sot ne ne qendra te ndshme evripiane dhe boterore kemi se paku dhjete femra ambasadore..”

Po ashtu nga ky takim me ambasadores shqiptare ne OKB dhe gazetarin nga Gjeneva-Presheva u bisedua edhe per situaten ne Luginen e  Preshevës, ku ambasadorja Ravesa Lleshi sikur ner kohe kur ishte ambasadore ne OSBE, ashtu edhe tani po ndjek me mjaft vemendje dhe shqetesim zhvillimet ne Luginën  e Preshvës, ne vecanti te drejtat e njeriut ne rajon, te garantuar sipas kartes se OKB-së dhe konventave evropiane.

Ndryshe ne fund ambasadorja shqiptare ne OKB znj.Lleshi duke vleresuar lart rolin dhe kontributin e publicistit tone, ka falenderura gazetarin tone ne organizatat botërore ne Gjeneve per angazhimin e tij dhe sensiblizimin e ceshjes se Kosovës, Lugines se Presheves dhe asaj mbare shqiptare ne arenen nderkombetare.

SHPËRNDAJE