“ Diasporës shqiptare, në Zvicër e gjetiu sot nuk i mungon  pëvoja e punës e as e biznesit si dhe njohuritë e duhura kulturore dhe gjuhësore për të kontribuar, investuar  në mënyrë efikase  në Kosovë, ka deklaruar ambasadorja e Zvicrës në Kosovë znj. Krystyna Marty Lang në intervistën dhënë sot agjencisë informative kombëtare „Presheva Jonë“. Duke folur për shkriomet e agjencisë „Presheva jonë“ dhe  vlerësimin, propoziin e saj për personalitetin e  ish-presidentes Calmy-Rey, ambasadorja zvicerane në Prishtinë ka deklaruar në vazhdim se  „Zonja Calmy-Rey, gjatë  funksionit të saj  të mëparshme ishte shumë fort e angazhuar në Kosovë dhe ishte ndër të parët që përkrahte  një Kosovë të pavarur. Dhe pa dyshim, një  vend  me emrin e saj, do të jetë një nder për të dhe për Zvicrën, aq më tepër kur dihet se ajo ishte dy herë Presidente e Konfederatës…”


 

 

Prishtinë, 7 qershor

 

 

Ambasadorja e konfederatës zvicerne znj. Krystyna Marty Lang në një intervistë ekskluzive akorduar sot agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ veq situatës aktuale në Kosovë, imazhin e shqiptarëve në Zvicër…ajo flet edhe për rolin dhe angazhimin  popullit dhe shteti tzviceran në Kosovën e pasluftës. Njëkohësisht ambasadorja  Krystyna Marty Lang në këtë bisedë të parën për një medium shqiptarë, pas emërimit të saj si ambasadore në Prishtinë, flet për misionin  e trupave Swisscoy si dhe cështjen e pensionistve, sigurimeve invaliodre.  Zonja  Marty Lang gjatë kësaj interviste, po ashtu ajo  flet edhe mbi përshtypjet  e saja në mesin e qytetarëve kosovarë si dhe për agjencinë informative „Presheva Jonë“, propozimin dhe mirnjohjen nga agjenecia jonë për ish-presidenten Michelinë Calmy-Rey.

 

 

 

 

QYTETARËT E KOSOVËS SI NË VEND ASHUT EDHE NË ZVICËR E DIASPORË KËRKOJNË FUNKSIONIMIN E SHTETIT JURIDIK DHE PA KORRUPCION

 

 

Presheva Jonë:  Znj. Ambasadore fillimisht ju falemndrojmë rreth bisedës  për agjencinë tonë. Meqë jeni ambasador e re në Repulikën e Kosovës, fillimisht mund të na thoni  cfarë don të thotë jesh ambasadore në  Kosovë dhe cilat janë kontaktet e juaja të para me shqipatrët ?

 

 

KRYSTYNA M. LANG:  Siq e dini unë  jam në këtë pozitë nga vjeshta  e vitit të kaluar si ambasadore  e Zvicrës në Kosovë dhe këtu ne mësojnë gjëra të reja dhe  shumë interesante për çdo ditë. Unë jam mirënjohës që unë më eshtë dhënë rasti të punojë në një kontekst  tillë plotë ngjarje  dhe zhvillime të ndryshme  emocionuese.


Presheva Jonë:  po cfarë  janë përshtypjet nga konktatet dhe bsiedat e para me kosovarët tash si ambasadore.  Dhe cfarë pritni nga ta ?

 

 

KRYSTYNA  M. LANG:  Kontakti im i parë me kosovarët ishte në një zonë  kufitare në kufirin Shqipëri-Kosovë. Unë kam qenë i impresionuar me trajtimin dhe mikrpitjen  e duhur dhe efikase . Kjo përshtypje pozitive me kujtohet edhe  sot e kësaj dite.  Jam optimiste dhe shpresoj se kosovarët do të  vazhdojnë  rrugën e angazhimeve të tyre  në procesin e  zhvillimit dhe ndërtimit të  mëtejshëm të vendit të tyre dhe në mënyrë aktive të miratojë reformat e nevojshme.

 

 

Presheva Jonë:  Zvicra, sikur para lufte, sidomos tash pas ka shtrirë aktivitetine saj në Kosovë nga ato humanitare deri tek ato ushtarale me tripat e saj të Swisscoy-it. Jeni të kenaqur me rolin dhe Zvxcrës, misonin e swisscoy-it në në Kosovë dhe deri kur do të qëndrojnë aot në vend ?

KRYSTYNA  M. LANG:  Ekipi zviceran përmbush aktivitetin e saj në kuader të KFOR-it  me mison të qartë për vënien e  paqes dhe sigurinë  me shërbime të shkëlqyera për gjithë qytetarët e  Kosovës. Në pranverë të vitit 2011, Parlamenti zviceran, mandatin e misionit të  trupave të Swisscoy-it e ka prolonguar  deri në fund të 2014.

Presheva Jonë: Ju si amabsdadorwe, përfaqësues e një sheti demoakrtika dhe tolerant që meret shembull në botë, cfarë mund të presin kosavarët nga ju dhe nga shteti të cilin e përfaqësoni ?  

 

CKRYSTYNA M. LANG: Puna ime si përfaqësuese e Zvicrës është që të përfaqësojë interesat e Zvicrës. Këto përfshinë veçanërisht përpjekjet tona për Kosovën në përpjekjet e saj në sferën ekonomike, në çështjet e sigurisë dhe ndërtimit të paqes, por edhe për të mbështetur në aspektin e qeverisjes së mirë dhe të sundimit të ligjit dmth funksionimit të shtetit juridik.

 

Presheva Jonë:  znj.Ambasadore cili është opinioni juaj mbi rolin, imazhin e diasporës, sidomos asaj kosovare në Zvicër, ku bëhet fjlaë për mbi 200 mijë në vendin e juaj ?

 

KRYSTYNA M. LANG: Diaspora kosovare në Zvicër  ka një rol të madh në zhvillimin e atdheut të tyre. Asaj nuk i mungojnë  pëvoja e punës e as e biznesit si dhe njohuritë e duhura kulturore dhe gjuhësore për të kontribuar në mënyrë efikase për  investuar në Kosovë. Por, për  të pasur  sukses, sikur gjitha vendet tjera  edhe Kosova  pasdyshim  ka nevojë për invesitirët e jashtëm,  sikur  nga ana e  mërgimtarëve ashtu  edhe të tjerët. Por të përfituar nga këto ivensitme nga diapsora nga Zvicra,   Kosova duhet të krijoj kushtet, don të thotë të përgatis terreni me një  stabilitet  ekonomik dhe siguri të nevojshëm ligjore, një shtet  me ligje efikase dhe  funksionale, me  një mjedis pa korrupcion.

 

 

Presheva Jonë: Nga 1 prilli i vitit 2010 autoritet zvcieane kanë suspenduar derdhen e mjeteve për ndihma sociale (AVS dhe AI) për beneficuesit që jetojnë në Kosovë. Jmei optimiste se pom punohet dhe do t¨èe zgjidhet ky problem mes Bernës dhe  Prishtnës ?

 

KRYSTYNA  M. LANG:  Pyetja juaj kërkon një shtesë të vogël të rëndësishme: Që në prill të vitit të parë 2010, nuk ka asgjë të re mbi pagesat e sigurimeve  sociale dhe pensionet e peronave me  aftësisë të kufizuara në Kosovë. Personat e kualifikuar mundet megjithatë munden  t’i marrin kontributet e tyre, të AVS dhe ata të shytllës së 2-të,  mund të paguhen, kur ata të largohen nga Zvicra. Para prillit 2010  pensionet ekzistuese  do të vazhdojë të paguhet benificuesve  të  privilegjuar në Kosovë.

 

 

 

SHKRIME TE  AGJENCISË  “PRESHEVA JONË”  CITOHEN DCHE BOTOHEN  NGA MEDIAT MË TË NJOHURA NË ZVICËR

 

Presheva Jonë:   Siq jeni në dijeni  zyra e agjencisë  informative kombëtare „Presheva Jonë“  në Pallatin e OKB-së  Gjenevë  vitin e kaluar e kishte ish-presidentes zvicerane znj.Michelinë Clamy-Rey e kuishte shpallur „personalitet të vitit“   me qëllim të rrespektvimit dhe vlerësimit të rolit dhe angazhimit të saj në Kosovë, për cka agjecia edhe kishte propozuar që emrin e saj ta barte ndonjë rrugë apo shesh dikund në Kosovë.  Cfarë don të thotë kjo znj.amabsadore për ju dhe shtetin zviceran ?

 

KRYSTYNA M. LANG:  Agjencia “Presheva Jonë” është e njohur për mua përmes artikujve të  botuara  në mediat dhe gazetat më të mëdha  zvicerane. Zonja Calmy-Rey, gjatë  funksionit të saj  të mëparshëm ishte shumë fort e angazhuar në Kosovë dhe ishte ndër të parët që përkrahte  një Kosovë të pavarur. Dhe pa dyshim, një  vend  me emrin e saj, do të jetë një nder për të dhe për Zvicrën, aq më tepër kur dihet se ajo ishte dy herë Presidente e Konfederatës.

SHPËRNDAJE