Milani mori një 3 pikësh të rëndësishëm me Bolognan që për momentin qetëson situatën në klubin kuqesi pas shkëndijave të raportuara mes Allegrit dhe Gallianit për çështjet e merkatos. Pikërisht tekniku lavdëron ekipin për lojën dhe reagimin ndërsa sqaron edhe objektivat e skuadrës.

“Kaluam në avantazh dhe po luanim mirë deri në barazimin e tyre, më pas humbëm paksa rrugës. Më pëlqeu pjesa e dytë sepse e morëm sërish kontrollin e lojës duke siguruar edhe fitoren.”

Massimilliano Allegri vlerësoi karakterin e skuadrës por në veçanti thuri elozhe për Boateng dhe Pazzinin: Boateng është i jashtëzakonshëm, luan me forcë dhe udhëheqë, mund të përmirësohet ende. Pazzini? Ka ardhur shumë i motivuar, është lojtar që ka shënuar shumë te Interi, shpresoj ta bëj edhe këtu.”

Në fund tekniku i Milanit hodhi poshtë zërat për raporte jo të mira me Gallianin ndërsa i mëshoi sërish idesë së tij që ekipi luan për 3 vendet e para.

“Me klubin nuk ka asnjë problem, madje i falënderoj për blerjet e bëra ditët e fundit të merkatos. Edhe me Gallianin nuk ka asnjë problem, ai tha qe duhet të luftojmë për titullin, nuk ka shumë ndryshim me atë që them unë, luftojmë për 3 vendet e para e detyrimisht lufton për titullin. Ndoshta e fitojmë, ndoshta do të ketë skuadra më mirë se ne”.

SHPËRNDAJE