“E merituan titullin sepse grumbulluan shumë pikë. Mendoj se në krahasim me sezonin e kaluar duheshin më shumë pikë për ne dhe kështu ndodhi. Bardhezinjtë kanë bërë një sezon të madh, ndërsa ne jo dhe aq. I falenderoj lojtarët e mi dhe kam besim se vitin e ardhshëm do të luftojmë sërish për trofe”, theksoi pas ndeshjes tekniku i kuqezinjve.

Në lidhje me derbin, Allegri deklaroi: “U munduam të bënim maksimumin për të fituar, por nuk ishte e mundur.”

Kur u pyet se si Milani mund t’i afrohet nivelit të Juventusit sezonin e ardhshëm, Allegri deklaroi: “Nuk kemi pse afrohemi sepse jemi në të njëjtin nivel. Gjithashtu Juventusi tashmë do të luajë në Ligën e Kampioneve dhe ky kompeticion ndikon shumë gjatë sezonit. Jam kurioz të shoh si do të reagojnë kur të kenë shumë ndeshje për të luajtur.”

SHPËRNDAJE