Gjate dites se sotme, FFK ka reaguar ne lidhje me aktivitetet sportive qe ilegalisht serbet po i zhvillojne ne territorin e Kosoves, ku me te drejte kane thene se atu duhet ndaluar dhe i kane nderlidhur me zhvillimet e fundit ne FFK ku nuk po licensohet kjo federate por edhe presionit nga gjykatat qe po i behen, e qe figura te caktuara mendojne se e gjitha kjo po behet per te bere presion dhe per te ia humbur fuqine FFK-se.
Po ju paraqesim nje artikull te vitit 2018, jur atebote, FFK ia pamundesonte Cervena Zvezdes serbe qe ilegalisht te luante ne Gracanice.
Ja artikulli i plote:
Federata e Futbollit të Kosovës i ka ndaluar skuadrës serbe “Crvna Zvezda” të luaj ndeshjen tradicionale në Graçanicë afër Prishtinës.
Mirëpo gjatë ndeshjes së vitit të kaluar në stadiumin “Dragan Gjajiq” u bënë thirrje anti-shqiptare duke kënduar himne të Serbisë dhe kanë shpalosur flamuj të shtetit fqinjë.
Pasi nuk janë respektuar rregullat, FFK këtë vit ka vendosur që të mos e lejoj Zvezdën të luaj në Republikën e Kosovës.
Për këtë ka reaguar kryetari i Komunës së Graçanicës, Srdjan Popovic i cili u ka dërguar letër të hapur misioneve ndërkombëtare në Kosovë si dhe UEFA-së.
Sipas organizatorëve, ndeshja ka qëllime humanitare dhe është bërë si traditë nga komuna serbe e Kosovës.