Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në lidhje me ndihmën prej 500 mijë eurosh që u ndanë për Luginën e Preshevës.
Kurti, ka thënë që pagesat janë realizuar më 27 prill, shrkuan gazeta inFokus.



“Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndarë mjetet për ndihmë financiare në shumën prej 500 mijë euro për komunat me shumicë shqiptare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.

Ky vendim vërteton edhe njëherë gatishmërinë dhe interesimin që ne si Qeveri e Kosovës kemi ndaj popullatës shqiptare që jeton në këto komuna. Më e rëndësishme për ne në këto momente është që të solidarizohemi me qytetarët, në mënyrë që ata të marrin trajtimin bazik të mjaftueshëm për të mbrojtur shëndetin e tyre”, ka shkruar Kurti.
Ndërsa, ka thënë që me këto para sadopak janë ndihmuar këto komuna që të përballen me situatën e koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.
“Jemi të vetëdijshëm që situata me COVID-19 ka rritur jashtëzakonisht nevojat sa i përket pajisjeve mjekësore dhe që buxheti i cili fillimisht është ndarë për pjesën e shëndetësisë është i ultë për shumë institucione. Me këtë ndihmë financiare ne kemi arritur t’i ndihmojmë sadopak këto komuna që të mund të ballafaqohen me vështirësitë që i ka sjellë Coronavirusi në shumë aspekte”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ka treguar edhe se si janë ndarë këto para, shkruan gazeta inFokus.
“- Për Preshevën kemi ndarë 200,000 mijë euro,
– Për Bujanocin kemi ndarë 200,000 mijë euro,
– Për Medvegjën kemi ndarë 100,000 mijë euro.
Këto pagesa janë realizuar më 27 prill, nga llogaria e Thesarit në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, përmes bankës korrespondente “Deutsche Bank AG”, në llogaritë e këtyre tri komunave në Bankën Qendrore të Serbisë”, ka thënë Kurti./Gazeta inFokus/

SHPËRNDAJE