Mrekulli në Queens – New York: 18 automejte përplasen me njëri tjetrin asnjë i vdekur dhe nuk ka dëmtime serioze
(AIK-Presheva Jonë)
BEQIR SINA/

Televizionet e qytetit, dhe gazetat transmentuan sot, pamje që tregonin një aksident spektakolarë në në Queens- New York, në rrugën Hillside Avenue afër bulevardit Hollis Court Blvd. Aksidenti ndodhi në orën 13:45, sipas orës së Nju Jorkut, thanë zyrtarët e policisë së qytetit.
Sipas tyre një mikrobus i parkuar u shtyp në mes nga një autobus i shërbimit urban të qytetit dhe një kamion i madh me rimorkio që kryente frunizmin e disa dyqaneve me ushqime, u shkatërruan gjatë një përplasje të egër- që për reaksion pati përplasie zinxhir në një rrugë kryesore të Queensit, dje pasdite e premte – por, që mrekullisht askush nuk u plagos rëndë, tha poliicia rrugore e qytetit.
Aksidenti ndodhi kur mikrobusi, ishte “çarë” gati në gjysmën gjatë përplasjes zingjir nga dy përplase të menjëhershme me autobusin dhe kamionin me rimorkio, thanë zyrtarët.
Autobusi pa pasgjerë i linjës Q46 ishte shkatërruar i gjithi ashtu si dhe mikrobusi gri i parkuar, tha policia.
Ndikimin e përplasejes u shty nga një mikrobus i parkuar i cili duket se nuk është vrejtur mirë nga automjetet më të cilat, pastaj zingjir erdhën përplasjet, tha policia.
Aksidenti – që shkatërroi 18 automjete, pati vetëm thyerje xhamash dhe shtypje e deformime të metaleve mbrojtëse dhe zbukuruese të automjeteve të përmbysur mbi mikro busin të parkuar.

Gjashtë vetë, sipas tyre duke përfshirë edhe shoferin mikrobusit që u bë shkaku kryesor i këtij aksidenti spektakolar , u dërguan menjëherë në spitalin më të afërt – North Shore Medical Center, si një masë paraprake, thanë zyrtarët e policisë së qytetit Queens.
Punëtorët e shpëtimit të ndihëms së shpejt, u tronditën se ndikimi, i aksidentit mund të kishte sjell tragjedinë, sepse siç thanë ata gjatë përplasjeve ishte goditur dhe rrëzuar për tokë edhe një shtyllë e tensionit të lartë , por për fat nuk mori jetën ndonjërit të përfshirë në këtë aksident.
“Vështirë të besohet se të gjithë dolën shëndosh e mirë jashtë me vetëm lëndime të lehta nga ky aksindet i rëndë,” tha një burim i Zyrës së Zjarrëfikësve të New Yorkut,(FDNY) në skenën e aksidentit duke shpjeguar se “Kjo është një pamje e “egër”, dhe një mrekulli e vërtet.” tha zëdhënsi i Zyrës së Zjarrëfikësve të New Yorkut.