ajetiitttMedvegjë, 23 qershor  -Agjencia  e lajemeve  “Presheva Jonë”  sot ka qëndruar në mesin e një populli me emrin shqiptarë në Medvegjë te cile dje ishin shumice, ndersa sot me pak se pakice, qe mund t’u numerosh ne gishterinje disa lagje..te cilet në shekullin XXI po i kërcnohet eliminimi nga trojet e veta etnike.

Mbi 11 mijë shqiptarë të Luginës janë shpërngulur nga periudha qershor 1999-maj 2001 dhe janë vendosur në Komunën e Gjilanit, ndërkaq për komunat tjera nuk dihet.  Për dy vjet Lugina e Preshevës me 11 mijë shqiptarë me pak?!Ndryshe kjo nuk mund te quhet pos spastrimi (discret) etnik në vepër në Kosoven Lindore. Pa llogaritur ketu mbi 50 mije shqiptare tjere ne vednet e BE-së der ne Amerikë e Australi. Vetem ne zvcer sot jetojne dhe vprojne mbi 20 mije shiptare nga Lugina e Preshevës, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

Akademik Ajeti: Medvegja, Bujanca e Presheva nuk mund te quhen Kosovë Lindore pa shqiptarë!

AIPTEKVendlindja e akademik Idriz Ajetit në rrezik… po zbrazet nga shqiptarët. Medvegja e banuar dje me shumicë shqiptare sot me shumicë serbe. Cfarë fshihet pas këtij ndryshim radikal të hartës demografike për pak vite jo betme ne këte komune por edhe ne komunta tjera shuipatre en lguinene Presheves qe njihen si Kosocve Lindore.

I kontaktuar nga agjencia  e lajmeve “Presheva jonë” akedemiku nga Medvegja prof.dr. Idriz Ajeti largimin apo debimin e shqiptareve nga Lugina sa akuzon Beogradin po aq fajenon edhe edhe ldieret e Lugines se Preshevës se shume pak jane duke bere per ta ndalur kete eksod, qe ne menyre inidrekte Serbia po ben saptrim etnik ndaj shqiptareve ne keto vise.

Akademiku ne vazhdim Ajeti thotë se: “Pas prishjes së Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1941 Kosova, bashkë me Luginën e Preshevës i takoi Shqipërisë, gjë krejt normale sepse zonat i lidhte jo vetëm, historia, gjuha dhe flamuri por edhe doket, traditat, kultura”.

“Ju, a nuk po e shihni se Serbia për 2 dhe 3 kisha në Kosovë, madje edhe pas kapitullimit ende vazhdon ta quajë Kosovën, Serbi?! Qëllimet e Serbisë në Luginën e Preshevës po i realizon me sukses. Për Medvegjën do të thoja se situata atje është e mjerueshme. Sa i përket perspektivës së shqiptarëve në atë komunë, ku dikur ishte e populluar me shumicë shqiptare, ndërsa sot aty dominojnë serbët dhe janë bërë artificialisht shumicë. Në Medvegjë sot mjerisht mbi 80 për qind shqiptarëve e kanë lëshuar vendlindjen për shkaqe tashmë të njohura, por pjesa dërrmuese nga dhuna, represioni e kush tjetër nga mos perspektiva, ku Serbia po ju përgatit terrenin duke ju imponuar largimin nga trevat e tyre..” ka thëne ne fund akademik Ajeti për agjencie e lajmeve “Presheva Jonë”
Rinia mund të lëvizë për të kërkuar punë apo studiuar, por kurrsesi t’i kthejnë shpinën përgjithmonë vendlindjes dhe të mos e harrojë atë, të kthehen aty ku kanë lindur ata dhe të parët e tyre. Ne dhe askund nuk ka të drejtë apo mund ta detyrojë dikë të mos lëvizin nga vendi kur ai është i kërcënuar apo ushtrohet dhunë seri mbi ta, sepse ne bile sot që jemi në Kosovë e dimë mire se Serbia të vetmen armë, për spastrimin etnike e përdor mjetet e dhunës, provokimet dhe diskriminimin të cilat do të nxisnin shpërnguljet e imponuara sepse askush sot nuk ka dëshirë ta lëshojë vendlindjen pa pasur ndonjë hall të madh.”.

Akademik Idriz Ajeti pne fund  per “Presheva Jonë” ka phuar se “Mesazhi im do të ishte që mundësisht popullsia, sidomos rinia jonë të mos lëvizin nga trojet e tyre etnike. Në këtë drejtim mund të kontribuojnë me shumë edhe partitë politike dhe intelektualët në Medvegjë dhe në mbarë Luginën e Preshevës. Për të penguar ketë eksod edhe komunat mund të bëjnë më shumë për t’ju siguruar punë, perspektivë. Ndryshe Medvegja, Bujanca e Presheva nuk mund te quhen Kosovë Lindore pa shqiptarë!..”preshsjs

 

SHPËRNDAJE