preshevajojuraltisteREDAKSIONALE

“Si titaniku”, a po fundoset LDK-ja e Rugoves me duart e Isa Mustafes ?

Duke u nisur nga shembuj më primitiv, nëse një familje të suksesshme me rend e me vend, ku dihet kush është plaku e kush i riu, kush duhet me fol e kush duhet me ngu, kush me marrë vendime e kush mi zbatu ato, nëse don ta crregullosh, sigurishtë se nga jashtë është thuja e pamundur, duhesh medoemos “plakut të shpis” të ia futësh një “kopil” brenda familjes, për shembull ndonjë “rob” (nuse) që me e qit fare krejt familjën..
I tillë mund të konsiderohet edhe fati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, subjekt ky që sa ishte gjallë “i zoti i shpisë” Dr. Ibrahim Rugova subjektet tjera as nuk mund ta shihnin në ëndërr ti ofroheshin.

Akademik Isa Mustafa, mesues Kadri Veseli po ta fut, a spe ndjen apo pot vjen mire?

Pas marrjes së mandatit të tij si president, pozitën e të parit të subjektit më të madhë politik në Kosovë Hashim Thaqi ashtu siq pritej ia liroi bashkëpartiakut por edhe mikut të tij të kohrave të vështira z. Kadri Veseli ndonëse në mënyrë demokratike, parapkrakishtë dihej që nuk do të kishte kundërkandidat. Shumë kush mund edhe ta mendonte që skena politike e sidomos PDK do të “clirohej” nga strategu i madhë i djegies së personaliteteve, dmth po largohej Hashim Thaqi dhe mbase Isa Mustafa do ta kishte më të lehtë të rriste rejtingun e tij por edhe pavarësimin në vendim marrje të qeverisë, megjithatë në këtë gjysmëvjetor të udhëheqjes së PDK-së, z. Kadri Veseli në raport me Isa Mustafën kanë krijuar distancë, madje të pa rikuperueshme, ani pse kryeministri aktual, kryetar i LDK-së po udheheq me qeverinë.
Indiferentizmi dhe pjesëmarrja parciale e Partisë Demokratike të Kosovës me në krye Kadri Veselin por sigurishtë edhe distancimi herë pas hershëm me deklarata i njerëzve të rëndësishëm të PDK-së për vendimet e qeverisë duken të dyshimta, sikur puna me asociacionin e komunave serbe ku zëra brenda PDK-së gjithnjë lejonin hapsira për përmirësim, ndërkohë si një “shurdh-memec” sillej Isa Mustafa që si i dërguar nga Zoti sillej me opozitën por edhe me popullin që cdo ditë pazari ia mushte sheshin plot njerëz nga mbarë Kosova. Njejt po ndodh edhe tash me demarkacionin, në disa prej deklaratave të tij një figur shumë e rëndësishme e PDK-së siq është Xhavit Haliti i konsideronte për tu vlerësuar dyshimet se vija kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi duhet rishikuar, ndërkohe Isa Mustafa & Co në asnjë mënyrë, sikur ti kishin vendosur vetë gurët e kufirit po tentojnë ta ndajnë tokën e Kosovës, tokat e livadhet ku u rrit Dr. Ibrahim Rugova, madje edhe duke e bastarduar e prostituar si koncept LDK-në, ideologjinë rugoviane, ndonëse një numër i konsiderueshëm deputetësh po nga LDK janë zotuar se ne do të votojmë pro mbrojtjes së tokës së atyre që na e kanë besuar votën, nuk i detyrohemi asgjë Isa Mustafës e as klanit mafioz udhëheqës brenda LDK-së.

Osmani, Quni, Gashi hapur thonë se nuk e votojmë demarkaciaonin, Isa Mustafa fton opozitën ta votoj!

Askush nuk beson realishtë se Isa Mustafa është injorant, sigurishtë se është njeri i lexuar, intelektual dhe i zoti në profesionin e tij, por a mundet një njeri normal që prej mëngjesi e deri në drek jo veq opozita, por edhe deputetët e tij ia bëjnë me dije që nuk e ke mirë me demarkacionin, duhesh ta ftosh komisionin e pavarur, se kta burra nuk janë que pesh kot e në fund të thërras konferencë për media dhe ti ftoj opozitën që të binden se demarkacioni është mirë, ndërkohë që deputetët e saj i linqon dhe i quan “tradhëtarë” të ideologjisë së subjektit të tij.
Zgjedhje brenda gjashtë muajve, demarkacionin e fundos Isa Mustafën, Kadri Veseli lider NR1 në Kosovë

Javën e kaluar para LDK-së, PDK paralajmëroi mbledhjen e Kryesis së Përgjithshmë për të marrë një vendim lidhur me demarkacionin, ndërkohe me nguti Isa Mustafa e mblodhi LDK dhe “unanimishtë” vendosën që demakracioni duhet të kaloj pasi që gjithcka është në rregull, kështu duke menduar se dolën më seriozë, më të shpejt se PDK, e cila edhe sot nuk ka dhënë një mendim, e shtyne mbledhjen deri në një datë të pacaktuar, pse?
Hashim Thaqi, nënshkruesi i marrëveshjes për demarkacionin më nuk është kryeministër, dmth përgjegjësi i PDK-së për demarkacionin ka dhënë dorëheqje nga cdo obligim ndaj partiës cka i bie se PDK-në tashmë nuk e rëndon asnjë detyrim që nesër kryetari i saj në këtë rast Kadri Veseli të e diskutoj me subjektin e tij dhe të del me vendim se PDK e sheh të dëmshëm demarkacionin aktual me Malin e ZI, “ne nuk kemi qenë në detaje të njoftuar me planin pasi që qeverinë e ka udhehequr Isa Mustafa me LDK-në, ne nuk lejojmë që Republika e Kosovës humë asnjë centimetër katrori nga sovraniteti i territorit të saj, PDK si gjithome gardiane në mbrojtje të Republikës, jemi të detyruar të shkepusim bashkëpunimin me LDK-në e pa-përgjegjshme me në krye Isa Musfatën, duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, në mënyrë që Kosovës ti hapet perspektiva europiane” do të thoshte PDK…

Kështu do ta përsonte populli i Republikës më të re në botë, i Kosovës…

SHPËRNDAJE