kososusaaBruksel, 31 maj  -Bruksel, 31 maj – Shoqata e Gazetarëve Shqiptar në Zvicër dhe Evropë (AJASE) me mjaft kujdes është duke ndjekur polemikat, sidomos kritikat dhe akuzat e qeveritareve te Kosovës ndaj gazetës prestigjioze “New York Times” pas një shkrimi te saj mbi gjendjen reale ne Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar një njoftimi te kësaj organizate te gazetarëve, perantere e IFJ dhe “Reporters sans Froniteres”

Ministrat e Thacit  kujdes ndaj fjalës se lirë. T’mos kritikohen mediat amerikane me gjuhën serbe

“Artikulli i “New York Times” i shtrembëruar dhe i paqëndrueshëm”, “Shkrimi i New York Times paraqet një pjesë të vogël të realitetit“ janë këta vetëm disa tituj te portaleve ne Kosovë duke ju referuar deklaratave te ministrave qeveritar te Koskosssddovës duke folur, kritikuar e akuzuar gazetën e njohur Amerikane për një shkrim mbi gjendjen ditëve te fundit ne Kosovë. Kur dëgjon sot këto akuza dhe kritika nga Prishtina, ne këtë rast nga anëtar te qeverisë e se Kosovës kundër fjalës se lirë dhe shtypit amerikan na e kujtojnë akuzat e ngjashme te qeverise diktatoriale serbe ne vitit e 90 kundër medieve amerikane te cilat shkruanin e flitnin me te madhe për Kosovën deri ne çlirimin saj. Prandaj AJASE ne vazhdim te këtij njoftimi “porosit qeveritaret kosovare, kujdes ndaj fjalës se lire, sidomos atyre amerikane te njohura për korrektësi dhe profesionalizëm, qe t’mos kritikohen ato me gjuhën e serbëve! Prandaj kjo shoqatë ndërkombëtar e gazetarëve (AJESA) kerkon nga anëtaret qeverise se Kosovës kujdes ndal fjalës se lirë dhe medieve amerikane t mos kritikojnë me gjuhën e serbëve, sepse shkrimi i gazetës ne fjale sigurisht nuk ka qëllime te këqija, përkundrazi, ka një mesazh perspektive..”

 

AJEASE kërkon nga ministrat dhe kritikuesit ne Prishtine mbi gazetën amerikane qe te mos të nxisin urrejtje dhe hasmëri tek opinioni shqiptar ndaj medieve amerikane, ne këtë rast ndaj “New York Times” kur dihet mirëfilli se mu eto mediet sensibilizuan çështjen e Kosovës dhe atë shqiptaret ne Ballkan këto deceniet e fundit. “Para se te kritikohet shtypi amerikan, qeveria e Kosovës te punojnë me shumë ne vend për te mos ju lenë shkas akuzave dhe kritikave për ngecje të proceseve ne Kosovë nga ana e medieve botërore..” thuhet ne njoftimin AJASE.

 

“Nëse këta ministra s`mund te bëjnë hair bile t mos bëjnë sherr duke helmuar dhe armiqësuar se koti popullin e Kosovës me shtypin amerikan. Këtu është një gjë e pakuptueshme se ne Serbia, nuk ka jave qe ne mediet serbe kritikohet Kosova cofte për xhihad apo ISIS apo edhe duke fyer shqiptaret ne Luginën e Preshevës apo ne përgjithësisht shqiptarët me “siftari” dhe kurrë askush nga qeveria apo ministrat e Hashim Thacit s`kanë ngritur zërin, nuk kane reaguar kundër kësaj gjuhe, identike me atë te medieve serbe ne Beograd ?! Dhe tash është e pakuptueshme nëse një gazete amerikane paska kritikuar njëherë Kosovën për një dukuri apo një fenomen qe ndoshta nuk ka për qellim te keq, janë quar “peshë” ministrat kosovar me një breshëri kritikash dhe akuzash kundër medieve amerikane, çka te shtyn shume për shumë te dyshosh dhe te shtrosh pyetjes se, kush mund te qëndroje pas tyre ?.. ”thuhet ne fund te reagimit te AJASE.

SHPËRNDAJE