(AIK-Presheva Jone)

 

 

Lideri i BDI-së e cilësoi sot publikimin e dosjeve që Valon Bela i konsideron origjinale, si letra mbi të cilat është hedhur ngjyrë. Sipas Ahmetit, ai as nuk ka qenë dhe as nuk e ka ndërmend të jetë ndonjëherë bashkëpunëtor i strukturave të ndryshme sekrete.

Ahmeti shtoi se Bozhidar Sqasiq u mund nga UÇK-ja dhe Lidhja për Bashkim Shqiptar.

Lideri i BDI-së, u bëri apel partive politike që qëndrojnë pas publikimit të këtyre dosjeve, që paratë që shpenzojnë për këto afera, më mirë t’ua ndajnë familjeve në nevojë se sa Bozhidar Spasiqit.

“Inçizoni ju lutem ju televizionet, Bozhidar Spasiqi e ka humbur luftën me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Bozhidar Spasiqi e ka humbur luftën me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare që është quajtur Lëvizja Popullore e Kosovës. Unë nuk kisha dashur që shqiptarët tanë të jenë argatë të Bozhidar Spasiqit“ tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Duke folur rreth zgjedhjeve të parakohshme, Ali Ahmeti theksoi se zërat e tillë janë si ‘gjeli në mëngjes’. Ai paralajmëroi kundërshtarët politik, se kur BDI-ja të vendosë për zgjedhje, do t’i njoftojë ato pesë muaj para mbajtjes së tyre.

“Bashkimi Demokratik për Integrim projekton program qeverisës për zgjedhjet e ardhshme, nuk do të dalim më me pjesë vetëm që tangojnë një pjesë ku jetojnë shqiptarët, por do të dalim me program qeverisës edhe për Strumicën edhe për Dibrën, Tetovën edhe për Deve Bairin. Pse se ky është shteti jonë dhe do i dalim zot edhe me program qeverisës, le të urdhëroj kujt i pëlqen çfarëdo përkatësie që është le të votojë”, tha Ahmeti.

BDI synon që të jetë sërish pjesëmarrëse në mandatin e ardhshëm të qeverisë, duke i premtuar elektoratit, program më të mirë zgjedhor.

SHPËRNDAJE