Kandidati për garën zgjedhore në Federatën e Futbollit të Kosovës, z. Arianit Ahmeti sot po kundërshton shpalljen zgjedhjeve brenda këtij institucioni, për arsye se sipas tij po shkelet statuti. Në anën tjetër, ai në asnjë moment më nuk flet për nënshkrimet, për të cilat dikur thoshte se i ka 41 sosh në dhjetor të vitit 2019, për këtë arsye, kërkonte që zgjedhjet të mbahen sa më parë.
Po cka ndodhi me nënshkrimet e Arianit Ahmetit? A reflektuan delegatët pas punës së mirë që supozohet ta ketë bërë z. Agim Ademi dhe po e përkrahin masovikisht, apo ka gënjyer atëherë z. Arianit Ahmeti, pasi që as atëherë nuk i ka pasur 41 jo se jo, por as 15 sa nuk i ka as sot.
Ne, në një shkrim të ditës së djeshme, në bazë të gjetjeve tona, pamë se nuk ka lidhje absolutisht me kampionatin që është në zhvillim e sipër, qështja e zgjedhjeve për president të FFK-së, kjo pasi që kishte dëshmi jo fort të vjetra nëpër federatat prestigjioze evropiane se zgjedhjet atje mbahen edhe në mes të kampionatit dhe nuk ka asnjë lidhje kjo gjë.

SHPËRNDAJE