Lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ka përgënjeshtruar deklaratën për kërcënim të  prokurorit serb për krime lufte
 
Rexhepi: “E vërteta mbi gënjeshtrën e madhe”
Preshevë, 8 shtator – Në një reagim,  që përcjellë sot agjencia informative  “Presheva Jone”, lideri i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, Orhan Rexhepi, e ka përgënjeshtruar duke e quajtur gënjeshtër të madhe, deklaratën e Vladimir Vukçeviq, dhënë të premten, mediave serbe, kinse ish-ushtari i UÇK-së, Agush Memishi, të premten, në rigjykim ka kërcënuar prokurorin serb për krime lufte, i cili e ka përgatitur aktakuzën ndaj tij dhe të tjerëve që serbët e quajnë si pjesëtarë të “Grupit të Gjilanit”.
Po të kishte qenë ashtu, siç thotë Vukçeviq, theksoi Rexhepi, e para aty për aty do të kishte reaguar Kryetarja e Trupit Gjykues, Snezhana Nikoliq-Garotiq, pastaj edhe vetë zëvendës-prokurori Vitoroviq.
Rexhepi, duke përshkruar ngjarjen, shpjegoi se me të përfunduar seanca përmbyllëse Prokurori i përgjithshëm për Krime Lufte i Republikës së Serbisë, VLLADIMIR VUKÇEVIQ, i cili nuk ishte prezent në sallë, në një deklaratë dhënë TANJUGUT, reagoi në fjalën përmbyllëse të AGUSH MEMISHIT, duke i shtrembëruar plotësisht disa fjali të tija dhe duke e akuzuar atë se kinse iu kishte kërcënuar zëvendës-Prokurorit Vitoroviq, gjë e cila është NJË GËNJESHTËR E MADHE. Po të kishte qenë ashtu, si thotë VUKÇEVIQ, sqaron Rexhepi, e para aty për aty do të kishte reaguar Kryetarja e Trupit Gjykues, Snezhana Nikoliq-Garotiq, pastaj edhe vetë zëvendës-Prokurori VITOROVIQ.
Fatkeqësia dytësore është se, edhe pse me të dalë nga Gjykata, jo njëherë e telefonova televizionin Presheva, për ta informuar menjëherë opinionin, por ata nuk u treguan fare të gatshëm për ta marrë informatën, prandaj edhe opinionit iu plasuan dezinformatat e TANJUGUT.
Rexhepi, deklaroi edhe se dje, më datë 07. 9. 2012, në Gjyqin e Qarkut në Beograd të Gjykatës Speciale për Krime Lufte të Republikës së Serbisë, ka përfunduar faza përmbyllëse e RIGJYKIMIT kundër 17 Shqiptarëve, të akuzuar për Krime Lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera gjatë periudhës kohore nga mesi i Qershorit e deri në fund të Tetorit të vitit 1999 në Gjilan e rrethinë.
Siç theksoi Rexhepi, rigjykimi po kryhet në bazë të anulimit të Aktgjykimit të parë prej 101 vjetësh dhe të rikthimit të Lëndës për RIGJYKIM nga ana e Gjykatës së Apelit, me sugjerimin se Gjykimi i parë nuk ishte bërë në bazë të fakteve, dhe se NUK MUND TË KONSIDEROHEN KRIME LUFTE AKTET E KRYERA PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS, gjë që në deshifrim i bie se në mungesë të fakteve të akuzuarit duhet të lirohen.
Pas dy ditë zvarritjeje të pa-arsyeshme të mërkurën, fjalën përmbyllëse e dha zëvendës-Prokurori Mioljub Vitoroviq, derisa të enjten dhe të premten, fjalët përmbyllëse i thanë pala Mbrojtëse (6 Avokatë) dhe 6 të akuzuarit, AGUSH MEMISHI rreth dy orë e gjysmë dhe pesë të tjerët, SHEMSI NUHIU, SELIMON SADIKU, FATON, SAMET dhe FERAT HAJADRI, kush nga dhjetë e kush nga më pak minuta.
Edhe pala Mbrojtëse edhe të akuzuarit Shqiptarë fjalën e tyre përmbyllëse e elaboruan në mënyrën më perfekte të mundshme, duke e zbardhur pafajësinë e tyre të plotë, duke i nxjerrë para Gjykatës, sidomos Dokumentet e EULEX-it për hulumtimin në Liqenin e Livoçit, dhe për çudi reagimi i fundit i zëvendës-Prokurorit Vitoroviq zgjati vetëm rreth një minutë.
Metali Krasniqi
SHPËRNDAJE