Sot, gjatë ditës cak i një mediumi ka qenë përsëri kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, të cilët e kanë paraqitur si të infektuar me Covid19, të bazuar në burime të afërta sipas tyre, por anonime për publikun.

Se ky raportim ka qenë tendencioz, e tregon edhe fakti se brenda tekstit ku “njoftojnë” se z. Ademi paska qenë i infektuar, përpos “njoftimit” ata ia kujtojnë opinionit akuzën që z. Ademi e kishte dënuar, por që më pas shkalla e dytë e kishte korrigjuar atë vendim, duke e shpallur të pafajshëm.
I kontaktuar nga “Presheva Jonë”, z. Ademi ka thënë se kurdo që do të ishte infektuar me Covid19, do ta ndjente përgjegjësi qytetare që zyrtarisht të njoftonte opinionin, por, fatmirësishtë edhe në testin, rezultatin e të cilit e ka marrë dje, ka dalë negativ.


Duhet të ceket se kjo është vetëm njëra nga format, me anë të cilave kohëve të fundit z. Ademi është tentuar të gjunjëzohet e të shantazhohet, por, është për cdo lavdatë qendrimi dinjitoz i z. Ademi edhe përballë këtyre sulmeve, por sidomos përballë përgjegjësive ndaj Federatës dhe futbollit në përgjithësi.

SHPËRNDAJE