Së shpejti, në fund të këtij muaji, kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë një miqësore dhe dy ndeshje kualifikuese, të parën në Prishtinë kundër Suedisë, e pastaj të dytën në Sevija kundër Spanjës.

Në media sportive nga Madridi ditën e sotme kanë qarkulluar lajme në të cilat Federata e Futbollit të Spanjës, Kosovës iu është referuar si territor, duke dhënë indikacione se nuk do ta rrespektojnë shtetin tonë, në fund të këtij muaji kur do të jenë nikoqirë ndaj neshe.

E në lidhje me këtë qështje, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës është deklaruar i vendosur se nëse nuk rrespektohemi të barabartë, konform standardeve të FIFA-së dhe UEFA-së të cilat i organizojnë këto gara, ne nuk do të zbresim në fushë kundër Spanjës.
“Degjo, unë i pash lajmet që qarkulluan sot, por, unë ende nuk mendoj se ka vend për shqetësim, ne nuk kemi pranuar asgjë zyrtare mbi atë se si do të trajtohemi atje, për atë nuk duhet të ngutemi, por, po ju siguroj se djemt tanë nuk zbresin në fushë nëse nuk rrespektohet flamuri dhe himni i Kosovës. Ne nuk jemi duke shkuar për të luajtur miqësore atje, atje do të shkojmë nën ombrellën e FIFA-së dhe UEFA-së të cilët kanë rregulloren të cilës i nënshtrohen të gjithë, mbi këtë rregullore presim të zhvillohet edhe ndeshja mes Kosovës dhe Spanjës. Pra, po e përsëris, ne nuk kemi pranuar asgjë zyrtare ende, be nuk besojmë se federata spanjolle futet në këto lojra, por nëse futet, ne nuk zbresim në fushë”, ka përfunduar z. Ademi.

Do përkujtuar se Spanja është njëra ndër shtetet e BE-së të cilat nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës, kjo është edhe arsyeja pse zakonisht ata bëjnë problem në planin ndërkombëtare politik, e që kjo shpresojmë që të mos reflektojë edhe në sport.

SHPËRNDAJE