Preshevë, 21 tetor -Kosova në vend se të lobojë pro anëtarësimit të vendit ne Interpol, në prag të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate policore botërore, ne Prishtine lobohet mbrapsht, duke pjellur afera të zeza me kreun e shërbimit sekret te Kosovës?!
Për të qanë faqebardhe dhe pranë Amerikes si aleate me duar te pastra Kosova duhet te distancohet nga elementet e krimit te organizuar tge infiltruara ne insititucionet e larta të shtetit me të ri evropian, te Kosovës. Prandaj presidenti i vendit Hashim Thacit nëse paska jaran të mirë Maxhunin apo edhe nëse nuk eshte i involvuar edhe ai në krimin e organizuar duhet të degjojë zërat e opozites dhe eksperteve kosovar qe ja duan të mirën vendit, për suspendimin e shefit te AKI-së, ndryshe Kosova mund te ketë telashe, sidomos ne rrugetimin e saj drejt anëtarësimit ne Intrerpol, siq pritet te ndodhë në fund të muajit nëntor të këtij viti, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Kështu edhe Politologu, Nikë Gjeloshi thotë se drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni, duhet shkarkuar ashtu siç është emëruar para gjashtë muaj më parë. Gjeloshi thotë se përgjegjësi morale për ketë rast kanë edhe kryeministri e presidenti i vendit, për faktin, siç thotë ai, drejtori i AKI-së ka qenë zgjedhje e dështuar e tyre.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje pas rastit Maxhuni, ka reaguar duke e cilësuar si fshehje të krimit nga institucioneve të drejtësisë dhe menaxhmenti i policisë. VV përveç vetingut në gjykata dhe prokurori, ka kërkuar veting edhe në Polici dhe Agjencinë Inteligjente të Kosovës.
Keshut sipas deputetit Rexhep Selimi lidhur me rastin Maxhuni, ka thënë se i kanë denoncuar shumë herë rastet e kapjes së shtetit dhe rastet e kapjes së institucioneve me theks të veçantë ato të drejtësisë dhe sigurisë por pavarësisht denoncimeve, nganjëherë kapja veç sa është forcuar edhe më shumë me veprimet e krerëve të shtetit të cilët emëronin drejtuesit e këtyre institucioneve.





