Gjate dite se sotme, ne rruget e kryeqytetit ne Prishtine eshte mbajtur “Festivali i Pranveres”, i udhehequr nga Sanije Krasniqi ne kuader te programit “Grassroots”. I pranishem ishte edhe presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi i cili bashke me femijet kaloi disa momente loje me femijet brenda te cileve beson se ka shume talent te cilet do ti zbuloje federata ne kuader te programeve te saja.

Ja postimi i plote i z. Ademi:

Kënaqësi e veçantë që sot isha pjesë e “Festivalit të Pranverës”, ku kalova çaste të mrekullueshme me fëmijët e kryeqytetit në lojën e futbollit. Nga këtu fillon edhe zbatimi i projektit tonë për rikthimin e futbollit të rrugës, në kuadër të programit të FFK-së, “Grassroots”, që udhëhiqet nga Sanije Krasniqi. Shumë talente janë ende të pazbuluara, prandaj futbolli spontan do t’u ofrojë mundësitë e barabarta të gjithë fëmijëve për t’i treguar shkathtësitë e tyre në lojën magjike të futbollit.

#BashkëPërFutbollin
#FestivaliiPranverës
#Futbollirrugës

 

SHPËRNDAJE