Résultat de recherche d'images pour "abuse des enfant interent"

Shkruan: Florentina B.Rama

     Ndrrimi i mesazheve, ndarja e fotografive dhe videove janë mënyra që fëmijët
dhe të rinjtë e sotëm virtualisht shoqërohen së bashku. Sidoqoftë, përveç
shoqërimit, mënyra të reja të komunikimit mund të përdoren gjithashtu për
kërcënime dhe fyerje, sulme digjitale – atë që ne e quajmë dhunë elektronike apo
digjitale ndaj fëmijëve të tjerë. Dhuna përmes interneti (Cyberbullying) është një
situatë ku një fëmijë apo adoleshent është i ekspozuar ndaj një sulmi nga një
fëmijë tjetër, një adoleshent ose një grup fëmijësh, nëpërmjet të internetit ose
telefonit cellular.

Ekzistojnë dy lloje të dhunës digjitale: sulm i drejtpërdrejtë dhe sulm përmes
ndërmjetësuesit. Sulm i drejtpërdrejtë ndodh kur i mituri:
– dërgon mesazhe shqetësuese nëpërmjet telefonit celular, e-mail ose chat
– vjedh ose ndryshon fjalëkalimin për imell adresën ose pseudonimin për chat
– publikon informacione private ose informacione të pa vërrteta në chat , blog
apo faqe interneti
– dërgon imazhe shqetësuese me anë të e-majlit ose MMS në telefonin tuaj
celular
– krijon anketë në internet mbi viktimën
-dërgon viruse në e-mail ose në telefon cellular
– dërgon pornografi dhe post të padëshiruar në një e-mail ose telefon celular
– prezentohet si të jetë një fëmijë tjetër.
Ekspertët me commonsense.org thonë se mënyra më e fortë për të ndaluar
dhunën elektronike është, kur fëmijët mbrojnë fëmijët e tjerë dhe rekomandojnë
hapat e mëposhtëm: t'u mësojën fëmijëve respektin, ndjeshmërinë dhe u thoni
atyre që të jenë të hapura. Gjëja më e rëndësishme është se ata mos të flasin
online ose nëpërmjet mesazheve atë që kurrë nuk do të thonë ose bëjnë
personalisht.
Ndryshe nga dhuna tradicionale e moshatarëve "ballë për ballë", nga dhuna
elektronike, fëmija nuk mund të ikë në sigurin e shtëpisë së tij, sepse
përkujtuesit e dhunës vazhdimisht janë aktiv nëpërmjet kompjuteri, tableti,
telefoni celular. Karakteristikat e përbashkëta të këtyre dy llojeve të dhunës janë:

agresioni, qëllimi për të lënduar personi tjetër, kryerësi mund të jetë një person
ose grup dhe viktima nuk mund ta mbrojë veten në mënyrë të pavarur. Natyrisht,
ka dallime që theksojnë: përdorimi i teknologjisë së informacionit-komunikimit për
kryerjen e dhunës, dhe fakti që një fëmijë që përjeton dhunën vuan në mënyrë
hapësinore dhe në kohë të pakufizuar (nuk është i sigurt as në shtëpinë e vet
dhe përmbajtja e dhunshme është e aksesueshme dhe e arritshme 24 orë në
ditë mund të mbetet në internet pafundësisht në disa forma të dhunës. Të dhënat
më të fundit paralajmërojn më shumë për seriozitetin e këtij problemi, si thonë
profesorët e Fakultetit Filozofik të Osijekut. Ata transmetojnë një sondazh prej
vitit 2013 që tregon se dhuna në internet po zhvillohet më shpejt, se autori i krimit
është shpesh një anonim sepse dëshiron të shmangë pasojat e kryerjes së
dhunës, që audienca potenciale është më e madhe dhe më e rëndësishme,
kryerësi nuk e sheh reagimin e viktimës së tij, Dehumanizimi.

Vendet që janë më të theksuara ndaj dhunës në Internet përjetojnë një incident
më të madh të vdekjeve të panatyrshme të fëmijëve, kështu që 20% e fëmijëve
që janë viktima të dhunës në internet mendojn të kryejn vetëvrasje dhe 1 nga 10
e bëjn, sepse viktimat e dhunës përjetojnë frikë, depresion, trishtim dhe ndjenjë
të pafuqisë dhe impotencës . Sipas studimit "Growing Up Online – Connected
Kids", i kryer nga Kaspersky Lab dhe iconKids & Youth në 2016, keqtrajtimi në
internet ndikon seriozisht mirëqenien emocionale të fëmijëve: prindërit 37 për
qind e viktimave kanë raportuar një vetëbesim të ulët, 30 për qind kanë
përkeqësuar punën e tyre shkollë dhe 28 përqind e tyre raportojnë depresion.
Përveç kësaj, 25 për qind e prindërve thanë se pasojat e keqtrajtimit në internet
ishin ndërprerja e gjumit dhe ëndrrat e këqija te fëmjët. 26 për qind e prindërve
kanë vërejtur se fëmija i tyre ka filluar të shmangë kontaktin me fëmijët e tjerë
dhe 20 për qind kanë zbuluar se fëmija i tyre ka anoreksin.

Nga strategjitë e theksuara në parandalimin e dhunës elektronike në
botë,ndahen ata që mbështeten në legjislacionin dhe në zhvillimin e teknologjive
(në kohët e fundit aplikacionet) që reduktojnë lajmrimin e dhunës, e deri në
arsimin shkollor për përdorim të sigurt të internetit.Megjithatë, shumë studime në
botë tregojnë qartë rolin e prindërve dhe të familjes në krijimin e një ambienti të
favorshëm për zhvillimin normal "dixhital" të fëmijëve. Autorët e botimit Dhuna
Digjitale – parandalimi dhe reagimi, identifikojnë zgjidhjen e kësaj dileme:
"Fëmijët mund të dinë më shumë për internetin, por të rriturit dinë më shumë për
jetën".

SHPËRNDAJE