I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohen sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, raporton Express

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Xhafer Tahiri.

“Mund të konfirmoj se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku do të zhvillojë sot një takim me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak”, ka deklaruar Tahiri.

Ndryshe, Escobar dhe Lajçak të hënën kanë arritur në Prishtinë, ku janë takuar me Presidenten Vjosa Osmani, Kryeministrin Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministri parë i Republikës së Kosovës, për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Pas këtyre takimeve, zëvendësndihmësi i sekretarit amerikan Escobar tha se SHBA-të fuqimisht mbështesin pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës.

Ndërkaq, Lajçak tha thënë se janë dakorduar që të përshpejtohet puna për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Ndërsa, krerët e shtetit të Kosovës, presidentja Osmani dhe kryeministri Albin Kurti ​Kurti ka thënë se Serbia është bllokuese e procesit të dialogut dhe sovraniteti e funksionimi shtetëror duhet të mbesin të pacenuara nga çfarëdo përpjekje e ndokujt.

Ndryshe, vizita pesëditore e diplomatëve vjen pasi Kosova dhe Serbia qysh në korrik të vitit 2021 nuk kanë zhvilluar asnjë raund bisedimesh të nivelit të lartë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian.

SHPËRNDAJE