Luis Suarez e ka postuar në Instagram një fotografi të Lionel Messit, i cili po flinte në kauçin e tij.
Dy futbollistët janë bërë miq të mirë pasi luajtën së bashku për disa vite në Barcelonë.
Ata më saktësisht luajtën për gjashtë vjet në Camp Nou dhe e formuan njërën prej dysheve më të mira në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.
Ata mbetën miq të mirë përkundër largimit të uruguaianit nga “Camp Nou” në drejtim të Atletico Madridit dy vjet më parë.
Messi e festoi së fundmi ditëlindjen e 35-të dhe pushimet po i kalon me familjen e tij dhe të Suarezit në Miami të shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ndërkohë, Suarez e postoi në Instastory një fotografi ku shihet shtatë herë fituesi i Topit të Artë duke fjetur në një kauç, ndërsa në të shkroi:
“A mund të fle babi? Është ora 18:09, je i çmendur”, ka shkruar ish-futbollisti i Ajaxit dhe Liverpoolit duke u tallur me futbollistin e Paris Saint-Germainit, të cilin e kishte zënë gjumi ende pa u terruar mirë.