Prej vitesh, jemi mësuar në Kososvë me kryetaërë komunash (sigurisht jo të gjithë) kapadai, që në momentin e marrjes së pushtetit janë sjellë si “kapo” të qyteteve, duke harruar obligimet që kanë ndaj qytetarëve për transparencë e llogaridhënie përgjatë mandatit.

Të tillë pak a shumë llapjanët filluan ta konsiderojnë ish-kryetarin e komunës së tyre, z. Agim Veliu, një veprimtarë i kohëve të para i LDK-së, e që ishte bërë ikonë e këtij subjekti në Llap, por, qytetarët në dy palë zgjedhjet e fundit e sollën ndryshimin në Podujevë, përkundër asaj se z. Bulliqi nuk garoi kundër vetë z. Veliu, herën e parë e mundi njeriun e tij, ish-nënkryetarin  e tijë te komunës, e herën e dytë e mundi z. Ekrem Hyseni, të kandiduarin nga LDK me të cilin vetë z. Agim Veliu nuk ishte dakord.

Tash jemi ku jemi dhe e kemi një kryetar të ri në Podujevë, është z. Bulliqi i cili deri sot nuk e ka asnjë aferë korruptive, shumicën e premtimeve të përmbushura, bile në disa raste edhe e ka tejkaluar vehten, ndërkohë që nëse shohim në perspektivë, vërejmë një përkushtim të madhë për punë që presin në rradhë për realizim, kur e themi këtë kemi parasyshë disa qendra sportive, disa qendra të mjeksisë familjare, qendra kulturore, objekte shkollore e parashkollore, infrastrukture rrugore por edhe subvencione nga ana e komunës për ekonomitë e vogla, e sidomos për bujqit e blegtorët.

Në një anketë të realizuar ditë më parë nga redaksia jonë në qytetin e Podujevës, kemi parë se disponimi i qytetarëve është në nivel për sa i përketë kënaqshmërisë me kryetarin Bulliqi si dhe pritshmëritë duken të rritura në raport me të kaluarën sa i përketë punëve të komunës.

Nga krejt kjo, konstatojmë se jo pa të drejtë dikush sot z. Bulliqi e konsideron si kryetarin më transparent në nivel vendi, e se sa do të arrijë ta mbajë këtë ritëm, kjo varet nga vetë z. Bulliqi dhe nga bashkëpuntorët e tijë.

SHPËRNDAJE