realiPortieri i pamposhtur në Bernabeu, Keylor Navas dhe rikthimi i Cristiano Roanldo nga lëndimi para ndeshjes me Manchester Cityn, kanë rritur gjasat që ‘Los Blancos’ të kalojnë në finale të Milanos

E përditshmja spanjolle, AS, ka treguar pesë arsyet se pse Reali ka gjasa tejet të mira që të kalojë në finale të Ligës së Kampionëve.

1. Keylor Navas, i pamposhtur në Ligën e Kampionëve në ‘Santiago Bernabeu’

reali2

Me Keylor Navasin, Real Madridi e ka portën e sigurt. Navas tashmë ka thyer një rekord në Ligën e Kampionëve. Ai ende nuk ka pranuar gol në ‘Santiago Bernabeu’ këtë edicion në Champions.

Në fakt, Navas ka pranuar vetëm dy gola në 10 ndeshje në Ligën e Kampionëve, që të dyja ndaj Wolfsburgut.

2. Marcelo dhe Carvajal sigurojnë shpejtësi dhe kontribut të madh në sulm

reali3

Me Marcelon dhe Dani Carvajalin, Reali ka dy mbrojtës të shpejtë dhe stabil, gjithashtu edhe dy ‘sulmues’ më shumë pasi që të dy lojtarët në fjale ndihmojnë shumë ekipin e Zidanit në pjesën ofensive ashtu siç do ‘i duhet një gjë e tillë Realit edhe ndaj Manchester Cityt.

Marcelo është lojtari i tretë në klub me më së shumti topa të rikuperuar (49, aq sa ka edhe Modric) vetëm Casemiro dhe Kroos janë para brazilianit.

Carvajal ka pas vetës tifozët në ‘Bernabeu’ për dallim nga Danilo që ka humbur edhe besimin e trajnerit Zinedine Zidane, pas paraqitjes zhgënjyese në humbjen 2:0 nga Wolfsburgu, shkruan

3. Rikthimi i Cristiano Ronaldos

reali4

Cristiano Ronaldo është duke punuar shumë që të rikthehet në fushë të mërkurën mbrëma ndaj Manchester Cityt.

Ronaldo ka shënuar 16 gola këtë edicion dhe është njeriu i cili garanton se rezultati nuk mbetet 0:0 nëse ai është në fushë. Portugezi është vetëm një gol larg rekordit në Ligën e Kampionëve, që e mban vetë me 17 gola të shënuar, vitin kur Reali fitoi La Deciman, transmeton Gazeta Express.

4. Mbështetja në ‘Santiago Bernabeu’

 

Santiago Bernabeu do të ketë një rol të rëndësishëm në ndeshjen e së mërkurës, për t’ia mundësuar Realit që të arrijë në finale të Milanos.

Tiketat ishin dal në shitje me 22 prill para ndeshjes së parë me Cityn, dhe vetëm pas tre ditëve ato ishin shitur të gjitha, kjo do të thotë se ekipi i Zidane do të ketë të garantuar lojtarin e 12’të ndaj Cityt.

Tifozët madrilen bën atmosferë të jashtëzakonshme në ‘Remontadan’ 3:0 ndaj Wolfsburgut, një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe të mërkurën mbrëma.

5. Reali ka dështuar vetëm një herë të kalojë fazën eliminatore pas ndeshjes së parë 0:0

Nëse flasim për historikun e rezultateve 0:0 nga ndeshjet e para në fazën eliminatore, atëherë kjo garanton se Reali kalon në finale të Milanos.

Real Madridi barazoi 0:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale në ‘Etihad Stadium’. ‘Los Blancos’ kanë fituar në tetë përballje pas ndeshjes së parë që ka përfunduar 0:0. Vetëm një herë kanë të dështuar të bëjnë një gjë të tillë, në çerekfinale të vitit 1991 ndaj Spartak Moskës.

Sezonin e kaluar, në çerekfinale Reali barazoi 0:0 në ‘Vicente Calderon’ me Atletico Madridin, derisa në ‘Santiago Bernabeu’ u kualifikuan fal golit të Chicharitos, ku ‘Los Blancos’ fituan 1:0, shkruan më tej

Pra nga nëntë përballje, Reali ka kaluar në tetë prej tyre në fazën tjetër – mbetet të shihet se çfarë do të ndodh të mërkurën mbrëma ndaj Manchester Cityt, ku ‘Los Blancosve’ u duhet vetëm fitorja për të arritur në finale të Milanos.

SHPËRNDAJE